ATA QË NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

ALEKSANDËR

ARVIZU

Nuk mundëm ta takonim këtë javë ambasadorin e SHBA- ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Së pari, deshëm ta pyesnim se pse ka kohë që u është shmangur ekraneve dhe nuk jep më deklarata për ato që ndodhin në Shqipëri? Çfarë ka ngjarë me ambasadorin, pse ka ndryshuar ai?

Deshëm ta pyesim gjithashtu edhe për deklaratën e koleges së tij në Kosovë që tha këtë

EDI RAMA

Deshëm të intervistonim këtë javë zotin Edi Rama, por nuk mundëm. Dalja e tij publike me zonjën Xhuvani dhe intervista e tij tek emisioni i Ilva Tares, në vend që të na jepte përgjigje për pyetjet që na kishin lindur për të, na i shtoi akoma më shumë ato... Pse duhej të dilte në deklaratë për shtyp Luiza Xhuvani bashkë me të në Kryeministri? Nuk mund ta jepte ajo dorëheqjen në heshtje? Ç’do të thoshte zoti Rama me fjalët: “Nëse do ta përsërisja, do ta bëja përsëri atë që bëra më Luizën”? Nuk e bëri vetë ajo dorëheqjen, nuk doli vetë aty, por e nxori zoti Rama?! Ajo vërtet është aktore, por a nuk është shumë makabre të shfrytëzosh shfaqjen e saj në ato momente për interesat e tua politike? javë në “Shqip” se “politikanët kosovarë “e kishin dhi” punën”. A do ta thoshte ai të njëjtën gjë edhe për politikanët shqiptarë, këtej kufirit? Apo ata, tashmë, siç thoshte një koleg në Facebook, e kanë bërë “mutin mullar” dhe për një të dhime s’bëhet qameti”?

Edhe diçka tjetër... Zoti Rama, i emocionuar ndofta në daljen e tij para mediave bashkë me zonjën Xhuvani, tha se «si asnjë burrë më parë në këtë vend, u tërhoq nga angazhimi politik për një sens etike të panjohur deri më sot në Shqipëri». Dorëheqje kanë dhënë edhe zoti Nano, edhe zoti Rusmajli, edhe shumë politikanë të tjerë, zoti Rama. Madje, jo për vrasje, por për gjëra të tjera më të lehta. Apo ata nuk ishin rilindas?!

LULZIM BASHA

Vetëm një pyetje deshëm t’i bënim zotit Lulzim Basha, kryetar i PD- së, këtë javë. Pyetja ka të bëjë me një video që qarkulloi këto ditë nëpër rrjetet sociale, ku dukeshin tre “kokat” e politikës shqiptare duke dalë nga Presidenca ku kishin qenë për një takim me Presidentin Nishani. Ndërkohë që makinat e Kryeministrit Rama dhe Kryeparlamentarit Meta, gjatë

SAIMIR TAHIRI

daljes nga Presidenca, normalisht, u kthyen djathtas, drejt Sheshit “Nënë Tereza”, duke bërë rrethqarkullimin e detyruar, makina e Bashës u kthye majtas, duke thyer në këtë mënyrë haptas, në sy të policëve të shumtë dhe kamerave të gazetarëve, rregullat e qarkullimit rrugor. A e vuri re zoti Basha këtë? I ka thënë ai shoferit që

As Ministrin e Brendshëm, zotin Saimir Tahiri, nuk e intervistuam dot këtë javë të mbushur plot të vrarë në Tiranë, Shkodër e Korçë. Deshëm ta pyesnim a ka reflektuar ndopak ai nga këto vrasje? “Kështu do të vazhdojë policia, duke lejuar të qarkullojnë njerëzit me revole e kallashnikovë nëpër duar e makina? A ka zoti Tahiri ndonjë plan për mbledhjen e armëve që po marrin përditë jetë njerëzish?”

Përpara se të kontrollosh makinat për kutinë e ndihmës së shpejtë dhe jelekun fosforeshent, a nuk është më mirë t’i kontrollosh ato për armë? Se, nuk është shumë e vështirë, për shembull, të bësh kontrolle të imtësishme për të gjithë ata që, si Ninua i Xhuvanëve, qarkullojnë në 4 të mëngjesit me pistoleta apo me drogë, si viktima e tij, që e shiste atë hapur në mes të Tiranës, mu përballë Am- të mos zbatojë rregullat, ashtu siç bënte zoti Berisha me eskortën e tij, apo shoferi vepron ashtu me kokën e tij? Apo do të tregojë se ai është ndryshe? Po në këtë rast, “ndryshe” është “keq”, apo jo, zoti Basha? basadës Amerikane! Por natyrisht që është më e lehtë të bësh shou e të arrestosh një njeri me përparëse pune për një hyrje në semafor të kuq, apo për një 5 mijë lekësh dhënë policëve, siç bën zoti Tahiri… Nejse, Nino Xhuvani u kap dhe është brenda tani, por a e di zoti Tahiri se ka ende shumë shokë të Nino Xhuvanit që janë jashtë, rrugëve të Tiranës e të Shqipërise?! Bile, më shumë sesa janë në burg. Ndonjëri mund të jetë edhe përballë zyrës së tij, duke xhiruar gomat e fuoristradës ose Benzit. Apo jo, zoti ministër?

ADRIATIK LLALLA

As këtë javë nuk e intervistuam dot Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, Adriatik Llalla. Në fakt, t’ju themi të drejtën, në rast se do të na përgjigjej ashtu, shkurt e thatë, siç iu përgjigj Sokol Ballës, nuk do të donim ta takonim fare. E vetmja gjë interesante që tha gjatë bisedës ishte deklarimi i tij se “kemi në hetime ministra të qeverisë aktuale dhe ish-ministra”, por edhe për këtë nuk i zëmë shumë besë sepse ka që në fillim të vitit që na ka premtuar se ka në dorë disa dosje të bujshme që do të ndryshojnë politikën shqiptare, por asgjë konkrete. Apo për këto hetime e kishte fjalën edhe në fillim të vitit, zoti Llalla? Mos e ka zakon që çdo gjashtë muaj bën nga një deklaratë bombastike për “të mos e marrë mësysh” e për të thënë se po punon?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.