Loriku acarohet me lajmet dhe adresat fallco

Intervista - - JAVA VIP -

Futbollisti dhe kapiteni i skuadrës sonë, Lorik Cana, pas zhumrës mediatike që bëri me ndeshjen në Serbi, këto ditë po përballet me një tjetër zhurmë mediatike. Ditë më parë, ai u përfol në media të ndryshme se kishte bërë aksident dhe se ishte dërguar në gjendje të rëndë në urgjencë, por sipas Lorikut, këto kanë qenë vetëm gënjeshtra të cilat nuk dihet se kush i përhap. “Po qarkullon n’media e gazeta sikur un kam kry aksident. Nuk është e vërtet aspak. Jam shëndosh e mir shyqyr Zotit t’Madh dhe nuk m’ka gjet kurrgjo. Më vjen keq që mundohen me fitu publik mediat me lajme t’paqena. Loriku”, ka sqaruar ai publikisht për të qetësuar edhe miqtë dhe të afërmit të cilët u shqetësuan së tepërmi pasi mësuan këtë lajm. Por diçka tjetër që e ka acaruar së tepërmi Lorikun, janë edhe profilet fallco që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale në emrin e tij. Kështu, ai ka reaguar ndaj një adrese në emrin e tij në Instagram duke thënë: “Kush jeni ju që pa autorizimin tim administroni këtë profil? Shumë shpejt do të mbyllet nga specialistët kjo adresë e gënjeshtërt”. Me sa duket, shqetësimet për kapitenin nuk kanë të reshtur këtë periudhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.