Labinot Tahiri nuk e harron vendin e tij... i futet pastrimit

Intervista - - JAVA VIP -

Nga koncertet e shumta të pothuajse çdo dite, këngëtari Labinot Tahiri u është futur punëve me themel. Ka përfituar nga një ditë me diell për të marrë përsipër të pastrojë lagjen e tij, vendin ku lindi, u rrit dhe krijoi shoqërinë. “...sepse Labi është po ai njeri, pa ndryshuar asnjëherë me komshinjtë. Si dikur që kam shërby çkado qoftë në këtë lagje, prapë dhe sot shërbej e do shërbej sa të jem gjallë. Si sot duke pas- truar këtë rrugë të shenjtë, ku karriera ime filloi”, përfundon Labi, ndërkohë që poston edhe këtë foto që konkretizon më së miri fjalët e tij. Një artist i madh, që të ketë sukses, në radhë të parë duhet të jetë i thjeshtë dhe Labi e ka kuptuar këtë. Me siguri, pas pastrimit, ai ka rendur në koncertin e radhës ku fansat do ta duan akoma më shumë edhe për faktin se ai është i njëjti si në skenë, ashtu edhe në jetën e përditshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.