POLICËT

Intervista - - HUMOR -

- Barcaleta më e fundit që ke dëgjuar me polic...

- Një polici i merrej djali me hashash. Një ditë, djali, me një tufë hashashi të mbështjellë me gazetë, shkon në shtëpi dhe i thotë së ëmës: “Ky është çaj, fute poshtë krevatit që të thahet në errësirë. Ky polici shkonte në krevat gjithë qejf se do flinte me gruan, por pa kaluar minuti, e zinte gjumi. Tre netë rresht ky muhabet. Një ditë, gjithë nerva, i drejtohet gruas: “Oj gru ç`është kjo punë?!” e lëvizte i shkreti polic andej- këtej nëpër dhomë... u fut edhe poshtë krevatit. Aty e zuri gjumi nja dy ditë rresht... Kur u ngrit, pa “çajin” magjik poshtë krevatit...

- Meqë jemi te “çaji magjik”. Do të të kishte pëlqyer të kishe marrë pjesë në aksionin në Lazarat, Filiz?

- Oooo patjetër. Dhe ma caktoi zoti Agron si detyrë për ta ndjekur aksionin në Lazarat, por kisha shumë frikë prej hashashit se mos më kapte gjumi, or ti... Është për t‘u çudit or ti... Prej hashashit një e prej sultjashit dy, m‘u m‘kap gjumi, or ti.

- Behar, kur të ka ndaluar për herë të fundit policia në rrugë?

- Para një jave. Kisha ndaluar përballë “Tajvanit” me makinë, po blija një paketë cigare dhe m`u drejtua: “Koleg, pse ndalove.... je kundravajtje!” Përgjigjja ime ishte: “Ndalova thjesht për respekt, e kemi për detyrë të respektojmë njëri-tjetrin...”. (Qesh)

- Cili ka qenë dialogu më interesant që ke pasur me një polic?

- Kur jam futur një herë kundravajtje në një rrugë, një polic m‘u drejtua: “Zoti Behar, je futur gabim, rruga është njëkalimëshe!” dhe unë iu përgjigja: “Po edhe unë, një kalim po bëj!”. Policin e kapi gazi.

- Si të duken femrat police?

- I shikoj dhe i vlerësoj për detyrën e vështirë dhe fisnike që kryejnë.

- Së fundmi, është bërë shumë problem kutia e ndihmës së shpejtë, jeleku fosforeshent, bombola e gazit... Po të kapi policia, e hëngre! Ti, i ke këto?

- Në fillim i bleva, bile i bleva shumë lirë... Kur më thanë që s‘duhen, i shita me shtrenjtë se ç’i bleva.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.