Feridja sëmuret në dasmën e saj

Intervista - - TELENOVELA -

Pas deklaratës së Orhanit dhe Iskenderit, prokurori vendos ta lërë të lirë Mahirin dhe Jasini e Feridja janë shumë të lumtur. Jasini shkon të marrë Mahirin dhe Feridja i lutet t’i thotë se ajo e do shumë, pasi nuk mund të shkojë ta takojë, duke qenë se u ka premtuar prindërve të shkojë në shtëpi herët, për përvjetorin e tyre. Jasini i thotë se është më mirë për të që të mos duket me Mahirin dhe ata të dy ndahen.

Jasini shkon të marrë Mahirin, që trishtohet kur shikon se Feridja nuk ka ardhur, edhe pse Jasini përpiqet t’i tregojë arsyet e saj dhe i thotë se të nesërmen në mëngjes në orën dhjetë, ajo e pret në lokalin ku ulen gjithmonë bashkë.

Feridja kthehet në shtëpi dhe e ëma i kërkon të bëhet gati shpejt për festën. Feridja futet në dhomë dhe e pyet të ëmën se pse e ka futur fustanin e saj në dhomën e Ferides. Ajo i thotë se mendoi se ai fustan është më shumë për gra të reja, ndaj është më mirë që ta veshë ajo. Mahiri me Jasinin bisedojnë për zhvillimet e fundit dhe Jasini i thotë shokut të tij se, duke nisur nga e nesërmja, ai dhe Feridja nuk kanë pse të ndahen më. Mahiri i kërkon Jasinit të kalojnë me makinë pranë shtëpisë së saj, sepse e ka marrë malli shumë dhe ndoshta ka fat dhe e shikon në dritare, nga larg. Jasini troket në derën e Ferides për ta kërkuar, por i del shërbëtorja e cila i thotë se Feridja nuk del dot, pasi ajo po martohet me Sinanin...

Mahiri pret për Feriden në lokal dhe ajo vjen në momentin e fundit. Mahiri është shumë i zemëruar nga ato që ka dëgjuar për të dhe sillet ashpër, por ajo i tregon se gjithçka ka ndodhur pa dijeninë e saj dhe se i ka rënë të fikët, ndaj dasma nuk ka arritur të bëhet. Mahiri është shumë skeptik për të ardhmen e tyre në këtë situatë. Ai i thotë se do të takohen vetëm atë ditë kur ajo do të heqë unazën që mban në gisht.

Erdali i del në mbrojtje Ilknurit e cila ka sërish probleme me Bulentin. Nga ana tjetër, Turguti zemërohet keq me Suatin që nuk ka arritur të plotësojë detyrën e tij, në lidhje me Iskenderin.

Mahiri dhe e gjithë familja shkojnë në burg për të takuar Orhanin, i cili tashmë i pranon të gjithë si familjen e tij. Bashkë me ta është edhe Zehra.

Feridja shkon të takojë Sinanin në zyrën e tij, por i thonë se ai nuk ndodhet aty. Ajo nuk beson dhe atëhere recepsionisti e merr dhe e çon në zyrën e Sinanit, që ajo të presë aty. Më në fund, Sinani vjen dhe Feridja e pyet nëse ai ishte në dijeni të surprizës së dasmës. Sinani e pranon se ka qenë ai dhe babai i saj që e kishin përgatitur atë suprizë. Feridja, e cila deri në atë moment mendonte se Sinani nuk ishte në dijeni, shokohet dhe i thotë se marrëveshja e tyre nuk ishte kjo. Sinani i përgjigjet se e di që nuk ishte kjo marrëveshja, por ja që kjo lojë për të u shndërrua në realitet dhe ai ra në dashuri me të. Feridja kthehet nga ai dhe i thotë se ai po i kërkon të pamundurën, ndaj ia kthen unazën mbrapsh dhe i thotë se do të shkojnë së bashku te babai i saj për t’i treguar se kjo fejesë ka marrë fund. Sinani ia jep sërish unazën dhe i thotë se nuk ka për të shkuar me të te babai i saj, pasi për të, ajo e ka rrugën e hapur për t’u kthyer, por Feridja ia hedh unazën dhe ikën.

Feridja shkon dhe u tregon prindërve të saj se e ka prishur fejesën me Sinanin, gjë që Mehmeti nuk e pranon. Pas kësaj, ajo shkon të takojë Mahirin në dyqan dhe i tregon dorën ku mbante unazën. Ai e pyet nëse ka marrë fund dhe ajo i thotë se po. Ata të dy, përqafohen. Kur mëson se Sinani e ka lënë Feriden të përballet e vetme me të atin, Mahiri acarohet dhe del me të shpejtë të përballet me të, me gjithë përpjekjet e Ferides për ta ndaluar.

Mahiri zihet me grushta me Sinanin, në dyert e gazetës dhe i kërkon të mos i dalë më para sysh gruas që ai dashuron. Në atë moment, vjen policia dhe Mahiri largohet, ndërsa Sinani është i tërbuar.

Feridja i tregon Melihut për çfarë ka ndodhur dhe i thotë se ka qenë ajo që e ka lajmëruar policinë, pasi e dinte se Mahiri do të shkonte të zihej me Sinanin, gjë që e dëgjon edhe Mehmeti. Feridja telefonon në shtëpinë e Mahirit dhe i thotë Ilknurit se sapo të kthehet Mahiri, t’i thotë se ajo po e pret në vendin që ai e di. Ndërkohë, Melihu niset të shkojë për të rregulluar diçka për motrën e tij, kur shërbëtorja i jep një zarf që ka ardhur për të. Ai e hap zarfin dhe gjen në të një artikull gazete që ka lidhje me vdekjen e gruas së tij, me titull: “Një aksident apo një krim?”. Melihu shokohet, shikon brenda në zarf dhe një shënim bie mbi dysheme. Ai e lexon dhe mbetet pa fjalë...

Mahiri kthehet në shtëpi dhe Ilknuri i tregon se Feridja e pret në të njëjtin vend ku takohen gjithmonë. Mahiri del dhe e takon Feriden në lokal.

Ajo e kritikon për sjelljen e tij dhe i thotë se babai i saj pati thirrur si dëshmitar në dasmën e saj kreun e Gjykatës së Apelit, i cili ka shumë dyshime ndaj saj dhe ajo është e sigurtë se tani ai do të nisë të hetojë për të. Nëse ai nuk do të ketë besim tek ajo, nuk do të ketë besim as te provat e saj për vrasjet e Turgutit, ndaj duhet të gjejnë prova të tjera, përndryshe, liria e babait të sij rrezikohet sërish. Mahiri thotë se e vetmja mënyrë është të gjejnë dhe ta bëjnë të flasë Suati, pasi ai i ka bërë të gjitha punët e pisëta të Turgutit, po rme gjithë lutjet e Ferides që të mos shkojë i vetëm për ta takuar, ai bën me kokën e tij...

Melihu shkon në Ankara për të takuar kreun e Gjykatës së Apelit, të cilit i tregon të vërtetën në lidhje me motrën e tij, se ajo është ndarë nga Sinani. Ai i tregon se fejesa nuk ka qenë e vërtetë, por një lojë e Ferides, për të mos i hequr nga duart çështjen e Nazif Karasë dhe se gjatë të gjithë kohës, ajo ka qenë e lidhur me Mahirin dhe se ata nuk janë ndarë kurrë. Ai i tregon gjyqtarit foto të Ferides dhe Mahirit së bashku.

Sinani takohet me Mehmetin dhe ata, bëjnë një marrëveshje së bashku. Pastaj, Sinani shkon në gjykatë dhe i tregon Ferides se ka bërë një denoncim kundër Mahirit, sepse ai e ka qëlluar.

Mahiri shkon në vendin e takimit ku vjen Suati dhe i thotë se ka ardhur për t’u takyuar me Seitin. Mahiri e kap dhe e detyron të flasë, por ndërsa ai po përpiqet ta fusë atë në makinë, njerëzit e Mehmetit e kapin Mahirin dhe e çojnë në një fermë kuajsh, ku atë po e pret Mehmeti.

Atë të dy takohen dhe Mehmeti i propozon Mahirit një marrëveshje...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.