MITE TË PAVËRTETA PËR SHËNDETIN...

Intervista - - SHENDET -

1. Duhen pirë 8 gota ujë në ditë

Nuk ka nevojë të numëroni gotat e ujit që pini. Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë ujë kur janë të etur, kjo u mjafton që të jenë të shëndetshëm dhe të hidratuar. Për të marrë sasinë e duhur të ujit, ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me ujë, si supërat, frutat, perimet dhe pijet, si: Lëngjet, çaji dhe kafeja. Ju keni nevojë të pini më shumë ujë nëse urina juaj është e verdhë e errët, nëse nuk dilni jashtë rregullisht, nëse jeni shumë aktiv dhe jetoni në një klimë të nxehtë.

2. Vezët janë të këqija

për zemrën

Ngrënia e një ose dy vezëve nuk e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës te njerëzit e shëndetshëm. Është e vërtetë se e verdha e vezës përmban kolesterol, por ai nuk është aq i rrezikshëm sa kolesteroli që ndodhet tek yndyrnat e ngopura që konsumojmë (dhjami i mishit). Për më tepër, vezët kanë përbërës të tillë si omega3, që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

3. Produktet antidjersë shkaktojnë

kancer gjoksi

Disa shkencëtarë mendojnë se produktet kimike që ndodhen në produktet antidjersë dhe deodorantët, mund të thithen nga trupi. Ata mendojnë se këto produkte përfundojnë në indet e gjoksit dhe shtojnë rrezikun e kancereve. Në të vërtetë, nga studimet e bëra nuk ka dalë kurrë një lidhje mes këtyre produkteve dhe kancereve të gjoksit.

4. Kur ke ftohtë, sëmuresh

nga gripi apo rrufa

Çfarëdo t’ju ketë thënë gjyshja, qëndrimi në ajër të ftohtë, nuk të sëmur. Një studim ka dalë në përfundimin se në sistemin imunitar të burrave të shëndetshëm që qëndronin disa orë në temperatura pak mbi zero, shtohej lufta kundër viruseve. Në fakt, ka më shuma gjasa të sëmureni në shtëpi, ku qarkullojnë mikrobet.

5. Ke nevojë të marrësh tableta me

multivitamina, çdo ditë që të bini

në peshë 6. Hani mëngjes

i ndihmon disa njerëz

të bien Ngrënia e mëngjesit hanë

më vonë dhe të mos në peshë, të nuk hani mëngjes,

evitojnë urinë prapë gjatë ditës, i por edhe nëse universiteti

t dobësoheni që nuk

. Një studimi hanë mund të se njerëzit

ka treguar darkë dhe amerikan Cornell, drekë dhe hanin më shumë

në ditë. Me mëngjes, nuk më pak

afro 400 kalori ndihmojë konsumonin t’i ata mund

evitimi i mëngjesit një fjalë, edhe disa njerëz të bien në

peshë.

7. Sekrecionet jeshile të hundës janë shenjë e qartë

e infeksionit

Ngjyra e sekrecioneve tuaja të hundës nuk mund të zëvendësojë analizat laboratorike. Studimet kanë treguar se sekrecionet jeshile apo të verdha krijohen më shpesh kur keni disa infeksione bakteriale, por kjo nuk është shenjë e sigurtë se keni infeksion, ose keni nevojë për antibiotikë. Një infeksion i sinuseve mund të shkaktojë sekrecione pa ngjyrë, kurse një e ftohur e zakonshme mund t’i bëjë ato jeshile.

10. Kërcitja e gishtave

dhe e kyçeve në përgjithësi, shkakton

artrit

Kjo zhurmë mund të bezdisë njerëzit që keni rrotull, por ajo nuk shkakton artrit. Ju mund të mendoni se zhurma shkaktohet nga kockat që fërkohen me njëra-tjetrën, por në fakt ajo shkaktohet nga dalja e gazit që ndodhet në lëngun midis kockave. Nëse ju pëlqen diçka e tillë, bëjeni, por nëse kjo ju shkakton dhimbje, duhet të shkoni te doktori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.