Një ditë shëtitje në Pekin, është baraz me pirjen e 21 cigareve

Intervista - - SHENDET -

Ndotja në qytetet e mëdha kineze është mbytëse për banorët. Fotot që kemi parë para disa kohësh në Pekin ishin si ato të një filmi fantastikoshkencor dhe përfaqësojnë një shoqëri që shkon drejt zhdukjes së sigurtë. Thuhet se ndotja është shkaktuar nga një erë e ardhur nga shkretëriera e Gobit, e kombinuar me gazrat e miliona automjeteve që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit kinez, pa llogaritur këtu se Kina konsumon po aq karbon sa gjithë pjesa tjetër e globit, e marrë së bashku...

Një studim i kryer nga gazeta japoneze “The Asahi Shimbun AJW”, tregon se, të shëtisësh një ditë nëpër rrugët e Pekinit është njësoj sikur të kesh pirë 21 cigare. Shifra sh- kon në 25 cigare për qytetin e Guangzhusë, që është edhe më i ndotur. Në qytetet kineze, numri i pjesëzave të vogla që gjenden në ajër i ka tejkaluar normat e caktuara nga OBSH- ja.

Përveç kësaj, këto pjesëza janë më të dëmshme për mushkëritë, sepse ato “mund të thithen thellë nga mushkëritë dhe më pas të kalojnë në enët e gjakut, duke shkaktuar astmën, sëmundjet e zemrës dhe duke rritur rrezikun e vdekshmërisë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.