Njerëzit e famshëm këshillojnë për... lidhjet!

Intervista - - INTIMITET -

KIM KATRALL: “Praktikisht, të gjitha lidhjet që unë njoh, janë bazuar në gënjeshtrat dhe zhgënjimin reciprok të pranuar”.

Me pikëvështrimin e saj cinik ndaj lidhjeve, aktorja Kim Katrall duket sikur po flet nëpërmjet gojës së Samanta Xhounsit, personazhit popullor, por paksa pesimist të serialit “Seksi dhe qyteti”.

MERILIN MONRO: “Një vajzë e zgjuar puth, por nuk dashuron; dëgjon, por nuk beson dhe e lë tjetrin para se ta lërë ai”.

ZA ZA GABOR: “Të divorcohesh nga një burrë sepse nuk e do, është po aq qesharake sa të martohesh me të sepse e do”.

Aktorja hollivudiane, e cila është martuar nëntë herë dhe është divorcuar shtatë herë (njëra nga martesat iu anullua), ofron falas këshilla pragmatike, por jo romantike.

KELLI OSBOURN: “Unë sapo isha lidhur me një djalë dhe gjithë ditën i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit. Ai mendonte se më donte më shumë, sepse ai e shkruante gjithë fjalën “you” (ti), ndërsa unë vija vetëm shkronjën “u”.

XHEK NIKOLSON: “Vetëm dy njerëzve në jetë mund t’u thuash gënjeshtra... policëve dhe të dashurës”.

VUDI ALEN: “Dashuria të bën të vuash. Nëse do të evitosh vuajtjet, nuk duhet të dashurosh, por pastaj ti vuan ngaqë nuk dashuron. Pra, vuan kur dashuron, vuan edhe kur nuk dashuron. Për të qenë i lumtur, duhet të dashurosh. Të jesh i lumtur, atëhere, do të thotë të vuash, por vuajtja të bën të palumtur. Me një fjalë, për të qenë i palumtur, duhet të dashurosh, ose të duash të vuash, ose të vuash nga shumë lumturi. Shpresoj se ju e kuptoni këtë që po them”.

“Burrat duhen të jenë si Kleenex ( firmë facoletash): Të

ÇER:

butë, të fortë, njëpërdorimësh”.

NIK LAÇEI: “Nëse grindesh me një grua, dorëzohu menjëherë. Gratë arsyetojnë në mënyra që nuk janë racionale për burrat”.

UMA TURMAN: “Më mirë të jesh e lidhur me dikë që të tradhton, sesa me dikë që nuk shkarkon ujin e tualetit”.

MEGAN FOKS: “Djemtë në të 20-at janë një humbje kohe. Ata nuk kanë çfarë të të ofrojnë në një bisedë”.

ALEK BALDUIN: “Mos u marto nëse nuk e do tjetrin aq shumë sa të thuash: “Nuk mund të largohem nga krevati, sepse ajo është aty”. Nëse martohesh, bëj një kontratë paramartesore. Nuk ka të bëjë fare me paratë, ka të bëjë me faktin që duhet të kesh një dokument që të të tregojë si mund ta zgjidhësh martësën në fazën kur keni ende pak respekt për njeritjetrin”.

ONAZHAKËLINË KENEDI SIS: “Herën e parë

martohesh për dashuri, të dytën

për para dhe të tretën, për shoqëri”.

MIKI RUNEI: “Martohu gjithmonë në mëngjes, kështu që, nëse martesa nuk funksionon, nuk ke pse humbet gjithë ditën me të”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.