Noizy, djali shembullor që u bë reperi më i suksesshëm!

Intervista - - SPECIALE -

Edhe pse të gjithë e njohin si Noizy, emri i tij i vërtetë është Rigels Rajku. Emri Noizy i ka mbetur që nga mosha 1213 vjeçare kur jetonte në Londër. Mendohej se kjo kishte ndodhur sipas stilit në getot e Londrës ku çdo adoleshent vë një pseudonim për veten, por me Noizyn ndodhi ndryshe. Një ditë mësuesi e thërriti “noisy” (i zhurmshëm) sepse Rigelsi bënte zhurmë dhe që atëhere e deri më sot, atij i mbeti ky emër.

Noizy e ka kaluar adoleshencën e tij nëpër lagjet e Londrës ku edhe ka jetuar me familjen dhe më pas u kthye në Shqipëri, duke u shndër- ruar në reperin më të pëlqyer e më të suksesshëm. Para se të merrej me muzikë, Noizy është marrë me ndeshje boksi nëpër rrugë, të cilat kanë qenë tepër të rrezikshme për moshën e tij. Nga ai djali i rregullt, me çantë në kurriz, që bëhet gati për ditën e parë të shkollës dhe nuk mungon në asnjë orë mësimi, Noizy sot është ai që shikoni në krahun tuaj të djathtë, reperi më i suksesshëm në Shqipëri. Kjo është historia e ndryshimit që vetë Noizy rrëfen për veten e tij. Dhe historia tregon se ai e ka bërë shok të ngushtë suksesin për një kohë shumë të gjatë.

Më shumë sesa si motra e këngëtares Greta Koçi, ajo filloi të përmendej për faktin se kishte bërë ndërhyerje estetike që në moshë ende të vogël. Eni, ashtu si Greta, kanë ndërhyrë në buzë dhe në hundë, duke u munduar t’i japin paraqitjes së tyre pamjen që kanë dëshiruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.