Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Hëna e largët

Pranë teje

Dashuri pa dëshirë

Hëna, e zbehtë si fytyrë njeriu. Në rrugë era lehtë më puth faqet. Këto erëra që fryjnë nga Veriu, kanë filluar t’i ftohin parqet. Me të gjitha hiret, ka zbritur vjeshta, me të ngrohtën e ditës, me freskun e darkës, me gjethet, të cilat, përtoken në parqe, me hënën e zbehtë dhe të largët.

Ollga Selmani (farmacistja) Do të doja të ecja pranë teje të flisja, të flisja shumë gjatë Do të doja të mos kish largësi një pritje pse duhet të zgjasë Do të doja aromën e trupit ta ndjeja dhe ëmbël ta shijoja Të puthja unë buzën e nxehtë T’i shkrija ndjenjat do doja... Do mundja të vdisja pranë teje në paqe me ty veç të isha Do dhuroja gjithçka nga vetvetja po vetëm këtë mall e dhimbje të mos kisha. Ina Vlorë Nuk jam prift, as hoxhë dhe as do t’doja Mund t’i shërbej Zotit në tjetër mënyrë. Të të fal unë ty, nuk është nevoja, ...ti nuk ke veç një fytyrë! Herë të tjera kur kujtoheshe për mua, Apo ndoshta ishte koha jote e lirë Me dhjetëra herë me pyesje, a të dua! Edhe unë e tundja kokën pa dëshirë! U mundova me dhjetëra herë në rol shenjtorësh, Të fala edhe pse nuk më pëlqen si gjest. Jo çdo gjë kalohet, thjesht në çështje orësh. Kur të thyhet zemra, s’është plagosje e lehtë! Ndonjëherë më jepje dashuri, nuk them se jo. Por s’kishte ngrohtësi, as xhentilesë, as takt. Gjithë jeta jote, në një axhendë e programuar. ...por dashuria nuk është pakt! Nuk mund të bëhem pjesë e dashurisë tënde, Sepse dashurinë, unë, nuk e ndaj në pjesë. Dashuri, nuk quaj ‘’krevatin’’ në një mbrëmje. Por puthjet frymëmarrëse, çdo mëngjes...! Bledi Ylli Monolog U zhvesha nga gjithë ndjenjat e këqija Ula kokën poshtë... lotët të pikojnë Krahët, çuditërisht, kishin bërë mrekullira nisën lart... shumë lart të shkojnë Sa lehtë mund të fluturoja kaltërsive! Nuk kisha asnjë peshë, të më rëndojë ...dhe shpirti ish i pastër... veç çiltërsi mund të peshojë... Nisa lart të fluturoj... nuk kthehem... dua të shkoj!

Henrieta Pareshi

PSE?

Pse kur dalim në jetë me të madhe qajmë, pse kur themi fjalën e parë e perziejmë me lot? Pse hedhim hapat e parë, gjakosemi kaq shumë, Pse ndodhin këto, askush nuk di ta thotë. Pse kur familjen ngremë vihemi në mendime, pse kur bëhemi prindër ne gëzojmë, jo pak. Pse vuajmë kur fëmijët rriten e emigrojnë, pse vallë ndodh me ne, gjithë ky merak? Ne jemi një komb me histori si drita, Ne jemi një komb ku toka pikon veç flori. Pse vallë me ngulm kërkojmë që të ikim, e të mos i kthejmë më sytë pas, kush e di? Pse ata që na gjykojnë shiten për pesë pare, pse vallë drejtësia jonë diku ka humbur? Pse njerëzit e ndershëm, i vrasin në pusi, pse në prita gjejmë kaq jetë të këputur? Pse vuajmë kaq shumë dhe ecim mbi flori, pse në shtëpi të shkreta lotojnë të vetmuar? Pse parlamentarët grinden si me hasmin, pse s’mendoni për popullin që keni harruar? Pse të pafat jemi, me sytë kthyer nga qielli, dhe pse këtë fat nuk e meritojmë natyrisht. Ndoshta nuk ka lindur ai që do të na prijë dhe deri atëhere le të derdhim lot të trishtë.

Luljeta Gjosha Pashollari dhe ëndrrës jo s’i gjej shpjegim herë më vjen e turbulluar, Herë më vjen edhe si zhgënjim Sa dua ëndrrën ta ndryshoj realitet ta bëj atë, E realitetin të jetoj ëndrrat të mos më mashtrojnë më... E realiteti që dua unë është pranë teje të qëndroj... E përmbi supet e mia dora jote të më ledhatojë...

“Shoh ju them”

Shoh të ardhmen pa figura, Nuk jam Zot, as magjistar Shoh ju them, karikatura, Djaj të etur për të vrarë! Shoh ju them, pas horizontit Nga vijnë zëra të tmerruar Aty ku s’prek dora e Zotit Djaj shoh djaj, të korruptuar! S’është e keqja aq sa duket Ka ‘’Hitlera’’ edhe sot. Shoh ju them përtej së keqes. Por një ‘’fund’’ s’ia gjeta dot! Eh, e keqja është pafund, Vdekja më, nuk vjen nga Zoti Buzëqeshja çdo ditë humb Në vend të saj po shtohet loti! Kam dy duar, të zë sytë, Shpirtit fre nuk mund t’i vë. Padrejtesia më shumë mbyt, U mbush kupa nuk mban më! Merri sytë e mi për pak Shih të ardhmen si zvarritet Mos u tremb në sheh veç gjak Edhe ‘’fundin’’ që vërtitet! Shoh të nesërmen pa fytyra Po ju them, pa fare kokë. Bëhu shpresë, ti, Magelani Na zbulo një tjetër tokë!

Maurisja Xhamaqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.