A më takon pasuria e babait?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për avokatin. Do të më ndihmonit shumë me një përgjigje. Babai me nënën time janë ndarë dhe 10 vjet më pas, babai u martua përsëri dhe bëri fëmijë të tjerë. Ai trashëgon nga babai i tij (gjyshi im) një shtëpi shumë të madhe dhe toka. Të gjitha këto ishin të përbashkëta me vëllezërit dhe motrat e tij. Pra, nuk ishte bërë një ndarje deri në momentin që babai im papritur u nda nga jeta, edhe pse nuk besoj që babai të ketë lënë ndonjë testament duke përjashtuar fëmijët nga martesa e parë. Jam në dijeni të një firme mbi letër të bardhë që ai kishte vendosur për të bërë ndarjen e pasurisë me pjesëtarët e tjerë të familjes, meqë nuk banonte në Shqipëri. A mund të bëjë njerka ime makinacione me këtë letër? A mundej babai im të linte një testament kur pasuria ishte dhe është deri tani e përbashkët? Dëshiroj të jem anonime për momentin. Jam në pritje të

Duraj Law Firm Rr. "Kavajës", Pll. "Pienvis", K. 3, No. 11. Tirana-Albania përgjigjes tuaj.

-

Përshëndetje e nderuar zonjë! Më lejoni fillimisht t’ju bëj një përmbledhje rreth kuptimit të trashëgimisë dhe pastaj t’ju këshilloj për rastin konkret. Në Kodin Civil përcaktohet: Trashëgimia është kalimi me ligj ose me testament i pasurisë (trashëgimit) të personit të vdekur, një ose më shumë personave (trashëgimtarë), sipas rregullave të caktuara në këtë Kod. Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka bërë testament, ose ka bërë vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose kur testamenti është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshëm. Trashëgimia çelet në kohën kur vdes trashëgimlënësi dhe në vendin ku ai ka patur banimin e tij të fundit. Ajo rregullohet sipas ligjit të kohës kur është çelur. Është e pavlefshme çdo marrëveshje me të cilën disponohen ose përdorohen të drejta që rrjedhin nga një trashëgim ende i paçelur. Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë.

Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët, fëmijët e fëmijëve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas radhës të caktuar në këtë Kod. Në radhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta. Kur përveç bashkëshortit nuk ka trashëgimtarë të tjerë të radhës së parë, në trashëgimi thirren ata të radhës pasardhëse, të parashikuar në nenin 363 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë, thirren trashëgimtarët e radhës tjetër pasardhëse, të parashikuar në nenin 364 të këtij Kodi. Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit. Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve të sipërme, trashëgimi i mbetet bashkëshortit pasjetues.

Trashëgimtarët që bashkëjetonin me trashëgimlënësin në kohën e vdekjes së tij, kur thirren në trashëgim, marrin tej pjesës që u takon në pasurinë trashëgimore, sendet shtëpiake të përdorimit të zakonshëm, përveçse kur trashëgimlënësi ka disponuar ndryshe në testament.

Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Testamenti nuk mund të bëhet prej dy ose më shumë personave po në një akt, as në dobi të një të treti, as me disponime reciproke. Testament mund të bëjë çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç, si dhe gruaja nën këtë moshë, kur është e martuar. I mituri 14-18 vjeç mund të bëjë testament vetëm për pasurinë që ka fituar me punën e tij. Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepruar, si dhe ai që në kohën e bërjes së testamentit nuk është në gjendje të kuptojë rëndësinë e veprimit të tij, nuk mund të bëjë testament.

E nderuar zonjë, pasqyrimi që ju bëra mësipër, u jep përgjigje dilemave tuaja, megjithatë lidhur me shqetë- simin tuaj unë dua t’ju këshilloj që të qetësoheni, pasi nuk ka asnjë noter që të marrë përsipër të përpilojë një testament pas vdekjes, edhe pse babai juaj mund të ketë lënë firmë, por edhe pa praninë e tij në zyrën e noterisë. Ju duhet të bëni çeljen e trashëgimisë ligjore pranë një zyre noteri, pasi jeni trashëgimtare ligjore për çdo të drejtë apo detyrim që ka babai juaj. Pra, nëse babai juaj ka trashëguar pasuri nga gjyshi, por edhe nëse trashëgon pasuri pas martesës së dytë, ju jeni përfituese nga pjesa e babait tuaj. Nëse jeni e interesuar për një konsulencë më të detajuar, por edhe për ndjekjen e problemit tuaj, mund të drejtoheni pranë zyrave tonë në adresën e mësipërme. Ju falënderoj shumë për letrën dhe shpresoj t’ju kem sqaruar!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.