Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Më kërkuan për nuse - Në ëndërr kam parë sikur erdhën dy familje të më kërkonin për nuse. Të parën e refuzova, kurse të dytën e pranova, edhe pse nuk më pëlqente, sepse nëna më thoshte: “Pranoje këtë djalë, se është i pasur”.

- Duhet të keni kujdes në kërkesat që do të keni, sepse padashur mund të bëni zgjedhjen e gabuar. Vërtet, logjika në vendime të tilla luan një rol shumë të rëndësishëm, por edhe ndjenjat e zemra kanë rolin e tyre më se të rëndësishëm. Do të keni kërkesa, ama mos hidhni një hap drejt një lidhjeje, pa qenë e sigurtë në vetvete dhe nëse nuk ndjeni asgjë për të. Ju uroj fat!

I binin flokët - Motra ime ka parë një ëndërr që e ka shqetësuar shumë, sikur vendosi duart në kokë dhe pa që i ranë flokët. Kudo që prekte, i binte floku dhe ishte një sasi shumë e madhe që binin kudo nëpër tokë. Ndjente dhimbje dhe sikur, dikush i tha: “Lyeji me vaj ulliri që të të rregullohen flokët”. A ka ndonjë kuptim ëndrra e saj? Jam e shqetësuar për të dhe pres një parashikim. Faleminderit.

- Ëndrrat që kanë në përmbajtjen e tyre flokët, kanë shumë kuptime. Në rastin konkret, ëndrra ka lidhje me vetëlverësimin e saj dhe një gjendje psikologjike shpirtërore jo të mirë. Ajo ka humbur besimin në vetvete dhe për gjithçka tjetër. Po kalon periudhë të mërzitshme, për arsye që vetëm ajo duhet t’i dijë, por kjo do të ndikojë edhe në gjendjen e saj fizike, shëndetësore. Mund të ketë vërtet humbje të flokëve, sepse dihet që stresi ndikon në rënien e tyre, ndaj këshilla që i është dhënë në ëndërr, është me vend. Motra duhet të bëjë një ndryshim në lukun e saj, t’i presë flokët dhe t’i bëjë një trajtim vetes nga koka gjer te këmbët. Kështu, do t’i rregullohet humori dhe do të fitojë më shumë besim në vetvete.

Arrij me vonesë - Shoh shumë shpesh ëndrra sikur bëhem vonë për në shkollë dhe nuk e gjej kohën për t’u bërë gati. Çfarë kuptimi kanë?

- Një ëndërr e tillë tregon periudhë stresuese ose jeni ju një person që e stresoni shumë veten për çdo gjë. Ju duket sikur jeni vonë për gjithçka dhe për këtë arsye, çdo gjë e zmadhoni dhe kjo nuk ju bën të ndiheni mirë me veten. Ëndrra ju këshillon t’i merrni gjërat me qetësi në çdo fushë qoftë. Si u nxitove, si u vonove, çfarë është e shkruar, do të bëhet.

Djali rënkonte në spital - Ndodhesha përpara spitalit ku unë banoj, së bashku me vajzën time (e cila është në moshë madhore) të ulur në tav- olinë e tej mase të mërzitur. Në këtë moment, pashë djalin tim së bashku me fëmijën e tij në krah, mjaft i mërzitur edhe ai. I rraskapitur, ai m’u drejtua mua si nënë duke më thënë: “Mbaje pak fëmijen, pasi nuk mundem më”. Në fakt, ia dha motrës së tij dhe m’u drejtua mua: “Nuk ndihem mirë, të lutem më fërko”. Ai u shtri në një krevat vetëm me dërrasa dhe vetëm rënkonte, duke thënë se po vdiste, se ishte shumë i lodhur. Sa më me kujdes e fërkoja, aq më shumë ai rënkonte. I thashë: “Ah, mor bir, sa keq je katandisur, je bërë kockë e lëkurë!”. Mbas shumë e shumë të fërkuarash, e ndjeu veten disi më të lehtë, duke thënë “shyqyr që u lehtësova sadopak”, por me një psherëtimë të thellë. Ju lutem, më jepni një përgjigje. Jam shumë e shqetësuar. Një zonjë nga Librazhdi. - E nderuar zonjë! Ju më dërgoni shpesh ëndrra që janë pothuajse të së njëjtës natyrë. Duket se ju jeni një njeri që shqetësoheni shumë për të gjithë pjesëtarët e familjes suaj dhe diçka në shpirt ju mundon shumë, gjë që reflektohet edhe në ëndrrat tuaja. Por, sa më shumë shqetësoheni, aq më keq i bëni vetes suaj. Mendoni ndonjëherë që jo të gjitha ëndrrat dalin dhe në shumicën e rasteve, ato janë thjesht reflektim i mendimeve të ditës, i ankthit, i problemeve që keni kaluar nga mërzia e shqetësimet shëndetësore. Në rastin tuaj, shoh të qartë që ëndrrat janë reflektim i stresit që keni brenda jush. E gjithë ëndrra ka lidhje me ju direkt; duhet të keni kujdes shëndetin dhe të kujdeseni edhe për veten tuaj, përveçse për të tjerët. Asgjë e keqe nuk do të ndodhë, prandaj mos u shqetësoni. Ëndrra thjesht ju këshillon të tregoni kujdes për veten. Gjithë të mirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.