Djali më bllokohet nga gripi

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj për përgjigjet që jepni herë pas here. Unë jam një nënë që e kam djalin 3 vjeç. Kam vënë re që sa herë e zë gripi, ai bllokohet në frymëmarme z i mbush-

rje

e et me frymë. I kam blerë ilaçe, i kam bërë kontroll dhe më kanë thënë që s’ka asnjë ftohje, por i duhet bërë zhbllokim me avull sa herë që i ndodh kjo gjë. Shkoj në ambulancën e lagjes, ku i bëj avull për zhbllokim dhe gjilpëra. Doja të dija, a janë të dëmshme këto metoda? Mos vallë e ka alergjike që sa herë i bie gripi, bllokohet në këtë mënyrë? Frymëmarrja e tij ngjan me atë të një astmatiku. Si veprohet në kësi rastesh? Ju falënderoj.

Dr. Mira Xhixha, alergologe:

- E nderuar zonjë, së pari, ju falënderoj për letrën tuaj dhe besimin që keni. Përsa i përket letrës suaj dhe me të dhënat që na paraqisni, mendoj se djali juaj 3 vjeçar paraqet një gjendje astmatike sa herë që e zë gripi, por nuk më konfirmoni nëse kjo gjendje i shoqërohet me temperaturë, apo jo. Pra, mund edhe të ketë temperaturë jo shumë të lartë si pasojë e viruseve të shumëllojshme që prekin aparatin e frymëmarrjes, duke filluar që nga hundët e deri në mushkëri. Shumica e këtyre fëmijëve që shfaqin gjendje të tilla me infeksione virale të rrugëve të frymëmarrjes, duhet të jenë patjetër nën ndjekjen e mjekut alergolog, i cili është mjeku që do të vendosë menjëherë diagnozen e saktë, apo do ta mbajë nën kontroll fëmijën derisa diagnoza të qartësohet.

- Në të dyja rastet, është shumë e nevojshme konsulta me mjekun alergolog, në mënyrë që të mos vonoheni, sepse gjendja mund të përkeqësohet dhe për të mos e humbur diagnozën e astmës. Duke përcaktuar një di- agnozë të saktë, edhe mjekimi që do t’ju jepet për djalin duhet të jetë ai i drejti, me qëllim parandalues të ndonjë diagnoze edhe më të rëndë. Ndaj, ju rekomandoj patjetër një konsultë sa më të afërt me mjekun specialist alergolog.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.