Yetje - ër seksin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A mund ta marr viagrën edhe pa këshillën e mjekut? Theksoj se jam në një moshë paksa të thyer...

- Duke qenë se jeni edhe në një moshë delikate, nuk do t’ju rekomandoja ta merrnit viagrën pa rekomandimin e mjekut. Nëse viagra këshillohet nga mjeku, ajo do të ketë efekte më të mira, pa pasur frikën se mund të keni komplikacione.

- Doktor Evi, a është e mundur që një femër dhe një mashkull të krijojnë miqësi aq të ngushtë e të mos ekzistojë epshi seksual, domethënë, të duhen si motër e vëlla? E.

- Mendoj se pyetjen tuaj i shkon më për shtat t’ia bëni një psikologu. Unë, nga ana ime, po ju them që ekzistojnë edhe miqësi të tilla se, po të kishin të gjithë tërheqje seksuale me njëri-tjetrin, nuk do të kishte shokë apo shoqe fare, vetëm partnerë për marrdhënie intime, të dashur, e dashur apo burrë e grua. Unë besoj edhe te miqësia që nuk ka tërheqje seksuale, por thjesht, afeksion miqësor, ose si

vëlla e motër.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog

- A është normale që në aktin e parë që ke me një mashkull ai të ejakulojë edhe pa kryer marrëdhënie të plotë? Ai më tha që “më ndodhi kështu sepse të ndjej shumë, por s’do të ndodhë më”, ama unë s’kam bërë më seks që nga ajo ditë, sepse u zhgënjeva...

- Sigurisht që është normale, gjithmonë nëse flasim për herët e para mes një çifti. Shumë meshkuj, kur ndjejnë shumë për një femër, ose kanë pritur gjatë për të bërë seks me të, nga emocionet dhe nga dëshira e madhe, mund të ndodhë që të arrijnë në ejakulacion pa kryer marrëdhënie, ndaj nuk keni pse të zhgënjeheni, pa i dhënë edhe një shans të dytë partnerit tuaj, gjithmonë nëse keni dëshirë dhe e ndjeni atë person. Nëse ndodh edhe për herën e dytë, atëhere ai duhet të bëjë një kontroll tek andrologu, pasi mund ta ketë për shkaqe psikologjike ose fizike, varet nga ajo që do të përcaktohet nga vizita mjekësore.

- A mund të bëhesh synet në moshë të madhe?

- Sigurisht që mund të bëhesh dhe nuk ka asnjë lloj komplikacioni. Nëse është e nevojshme dhe ka probleme, atëhere personi duhet bërë patjetër synet, pavarësisht moshës që mund të ketë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.