UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Mesazh urimi për dy librat e rinj, Flamur Bërdëllima! Si mjek neuropsikiatër, Më ke lënë pa bukë në vatër Shkruan dhe për budallenjtë I krahason me “të mëdhenjtë” Oh, janë shtuar pa doganë Sot paskan marrë dynjanë Na dhe dy libra njëherësh, Si me kafshë dhe me njerëz More Flamur Bërdëllima, I nxjerr shpesh “minjtë” nga vrima! Sa mirë bën o mençurak I fut shpesh ata në çark... Izet Çulli (Neuropsikiatër) - Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju: - Rikonstruksioni i plotë i kalasë së Lezhës, ma ka bërë zemrën mal, i dashur Viktor. E di, që ka qenë edhe një nga ëndrrat e tua bazale dhe ja ku po realizohet. Të uroj fort lumturi i dashur miku im Viktor Tusha, kryetar i bashkisë Lezhë.

- “Sa shtëpi e bukur”, i thashë shoferit të taksisë, në Beltosë të Shkodrës. Është e Paulin Gegës, m’u përgjigj. M’u bë zemra mal që e ke çuar cilësinë e jetës në këto nivele, i dashur Paulin. “Hallall buka”, si thoni ju, nga anët tuaja!

- Nuk e di çfarë ke, i dashur Shefit Kastrati, që nuk ma hap telefonin, por dua të them se në “trenin” e respektit tim për njerëzit, ti, “udhëton” në klasin e parë, bashkë me S. Gjicin, H. Halilin, M. Hasalamin e plot kuksianë të tjerë. Ka edhe që “zbresin”, se u skadon “bileta” e të qenurit Njeri. Por ti (të siguroj), nuk hyn tek ata! Të uroj fort!

- Njoftimi qe sa befasues, aq edhe i këndshëm. I kam njohur në kohë dhe rrethana të ndryshme, Abaz Hadon dhe Klodiana Shpendin. Tani, këta dy miq të mitë, do të bashkëprezantojnë një emision shumë dinjitoz për artin pamor, jo vetëm në TVSH: Emisioni “Art and Art”. Urime nga zemra të dyve.

- Të uroj ty, shoku im i vjetër i shkolltës, sot deputeti Antastas Angjeli, që shkove deri në Boston të SHBA-ve, për të marrë pjesë në meshën për nder të mikut tonë Artan Santo. Paç gjithnjë të mira, i dashur Caci!

- Qëkur nuk ha më mish, konsumoj peshk dhe peshkun e blej te lokal “Zylyftari” afër shkollës “Petro Nini”. Me pronarin kënaqem, se ai flet një anglishte të kulluar. Tani, ai ka hapur edhe një lokal tjetër dhe nuk është aty, por është Vali, kjo vajzë nga Burreli. Në fakt, nënë me dy fëmijë, por o Zot, sa e edukuar. Edhe peshku të shijon më shumë në këto raste, e nderuara Vali! Urime!

- Ti nuk ke lidhje administrative apo organizative me shahun, po ndërkohë, je babai i Rezart Taçit, presidentit të federatës. Ishte një gëzim i madh për të gjithë, që një vajzë shqiptare 8 vjeçe, Klea Shyqja, zuri vendin e nëntë në Gjeorgji, duke lënë pas 54 shahiste. Kjo të gëzon, apo jo, miku im i shtrenjtë Mustafa Taçi! Urime të gjithëve.

- “Heronjtë e Vigut” do të rikthehen në Shkodër. Dikush i çoi për skrap në Mal të Zi, por aty ka edhe një Paulin N. Radovani, me gjak shqiptari në deje. I pagoi vetë shpenzimet e rrugës dhe jo vetëm, kështu që për 70 vjetorin e çlirimit, Shkodra do t’i ketë në gjirin e vet dëshmorët e luftës për liri! Urime Paulin!

- Me 7 tetor të urova që mbushe 52 vjeç, miku im Armando Duka. Tani të uroj për titullin “Qytetar nderi i Gjirokastrës”. Unë vërtet dua Gonin më shumë, por në zemrën time ka vend për të gjithë njerëzit e mirë. Puthe fort çunin e “Serbisë” dhe pa dyshim, Verin e palodhur. Urime edhe një herë.

- Kur po shkruaja këtë urim, i dashur Ardi, m’u kujtua titulli i një romani “Sikur të isha vajzë”. Sikur të isha vajzë që të kurohesha aty te Akademia jote e Parukerisë. Sa herë të kam parë, me vështrimin dhe buzëqeshjen e qetë. Të uroj për 20 vjetorin e Akademisë, edhe pse nuk kemi muhabet. Të priftë e mbara, kurdoherë, Ardi Borova!

- I dashur Bardhyl Minxhozi, drejtor i Shoqërisë së Sigurimeve “Atlantik”! Besoj se e di që në Shoshaj të Burrelit, në një lokal që mban emrin tënd të shkurtuar “Luli”, kam qenë edhe unë, kam takuar edhe pronarin Ismail Terziu dhe jam kënaqur. Të uroj gjithë të mirat, i dashur Luli, por Qemali mbetet zemra im!

- Më bën përshtypje respekti yt për ata që kanë ndërruar jetë dhe prehen në Shtish–Tufinë. I tillë ke qenë, Besim Kuka, njeri i madh, sportist i madh, zemër flori. Të uroj fort nga zemra, miku im i vjetër.

- Më shumë të kam takuar në Tiranë, por unë e di se ti je një nga avokatët më të mirë në qytetin e Lezhës, i dashur Preng Cuni. Ndërkohë, veçoj vlerat e tua si njeri dhe bindjet e patundura politike. Të uroj gjithë të mirat, miku im!

- Të kam thënë i dashur Preç Zogaj: Pena jote përvëlon mbi të qënurit politikan. Këtë e tregon edhe një herë libri yt më i ri, “Fillimet”. Urime nga zemra, miku im i shtrenjtë që të dua fort!

- Më befasove i dashur Astrit Veliaj, me godinën e Shkollës së Mesme “Albania College” në Durrës. Ia thashë edhe Mirush Kabashit: “Astriti flet pak, po bën shumë”. Të uroj fort, miku dhe patrioti im, Astrit Veliaj.

Memorial për Anita Bitrin...

- Perëndesha e valëve, 19 tetor. Një ditë e bekuar, por edhe e dëshpëruar. Me makinën tonë të xhirimit të RTV Korçë, jemi nisur drejt qytetit të Vlorës. Makina ecën me shpejtësi dhe shoferi e ndalon në hyrje të qytetit. Përpara nesh shtrihet, si një aurorë magjike Vlora, ky qytet i burrave të urtë e të mençur, trima e punëtorë, Vlora e kulturës dhe e bujarisë, Vlora heroike e Ismail Qemalit dhe e Selam Musait, Vlora e patriotizmit të vyer shekullor. Patriotizmi i tyre i bën përherë nder e lavdi këtij populli mendjendritur, që ka shkruar me gjak të kulluar prej masoviku historinë moderne të vendit të shqiponjave. Po, Vlorë e bukur me ty krenohen të mëdhenj e të vegjël, artistë e punëtorë, sepse tek kultura e traditat e tua rrjedh lule argjendi i pastër! Po, Vlorë, ti je e bukur dhe krenare, si flamuri i kuq, flladi i mëngjesit pranveror e buzëqeshja e fëmijëve. Përpara syve tanë del e gjallë kjo histori e ndritur. Dalin burrat e mëdhenj që ngrihen viganë si kreshtat e maleve dhe Prometeut. Del e gjallë kjo histori e madhe e shkurar përmes dhimbjesh, vuajtjesh, sakrificash, mundi e djerse. Është nder që mban pasaportën e madhe të atdhedashurisë. Unë shkel përherë të parë në Vlorën e bukur, ku ka veç jetë e gjallëri kaq i emocionuar në shpirt, dhe me një ndjenjë gëzimi të patreguar për të parë këtë popull bujar me një histori dhe kulturë patriotike. Por nuk është vetëm kjo arsyeja kryesore. Unë po vij këtu, nëna, baballarë, vëllezër e motra vlonjate për ndjenjën e fortë te dashurisë dhe respektit që ruaj e ushqej brenda meje në zemër emri dhe kujtimi i artistes virtuoze, që veç një herë e lindi nëna, Anita Bitri. Jemi nisur tek shtëpia e thjeshtë ku lindi dhe u rrit Anita, princesha e madhe e këngës, ajo hyjnorja, e paharruara! Nuk e di por qenka tepër e vështirë të futesh në të. Këmbët nuk të bëjnë e trupi më dridhet. Janë një “mal” me emocione përzier plot me dhimbje trishtim deri në pakufi. Në pragun e derës e di që do na presë me duart që i dridhen jo nga pleqëria e mosha (sepse babai i Bitrit) si ish ushtarak nuk i njeh ato. Zemra e tij është kaq e trishtuar, por dashuria e Vlorës, e publikut që jeton çdo çast me emrin e pandarë të Anitës e bën më të fortë e pse jo ia largon disi edhe dhimbjen e madhe. Por, Skenderi nuk është i vetëm në këtë “det dhimbje” në këtë “mal” gëzimi. Me të sot e përngaherë është edhe djali i tij Arbeni, që su nda asnjëherë nga Anita. Vëllai mundohet të fshehë pikat e lotit për motrën e shtrenjtë me të cilën patën thurur ndoshta aq shumë ëndrra e dëshira për jetën, dhe një ditë fati i keq i ndau, si pa u kuptuar... Sytë e tij shprehin aq shumë. Shprehin mall, lot, dhimbje, dashuri. Po të ishte gjallë Anita me siguri do të mbushte varkëzën me lot, ja ashtu, realisht, vërtetësisht, siç u shfaq në ekranin e TVSH në Korrik 2004, 3 muaj para se të ikte fizikisht nga kjo jetë. Babai i Bitrit nuk i ka reshtur të gjitha përpjekjet në të gjitha zyrat për të gjetur dhe ndëshkuar fajtorët e vërtetë që i shkaktuan këtë tragjedi në familje. E di që djali i tij Arbeni nuk është në një mendje mbi këtë hije dyshimi. Shpirti i Anitës kërkon paqe! E vërteta duhet thënë tani, që kjo tregjedi të mos mbetet si një mister në faqet e gazetave e ekraneve. Është detyrë që duhet ta kryejmë me dashuri për të nderuar emrin dhe kujtimin e Anita Bitrit. Mbase u largova pakëz nga ky rrëfim i thjeshtë, por fjalët rrjedhin njëra pas tjetrës të ëmbla, të ngrohta, plot dashuri, si vetë kujtimi i Anitës. Ato të japin emocione të papërshkrueshme dhe e ndjen veten më pranë Anitës, princeshës së skenës, nënës të dhembshur e bijës krenare vlonjate. Pena ime vazhdon të shkruajë mbi fletet e bardha, si tek ajo kënga e parë e Bitrit që ka mbetur e skalitur thellë në zemrat e publikut: “Ja, zilja ra, kemi hartim!”. Kujtoj përshëndetjen e ngrohtë dhënë Anitës në qytetin e Bilishtit, atje ku babai i saj u plagos keq në mbrojtje të Atdheut dhe ajo kishte një pjesë të shpirtit, dhe sot ndjej kaq mallëngjim. Nuk ka nevojë aspak t’i shfletosh shënimet, kujtimet, reliket. Anita Bitri na shfaqet përherë e gjallë në rreshtat e mi, në kujtimet e të gjithëve, si në shiritin e një filmi me emrin, buzëqeshjen, me zërin e saj aq të ngrohtë e drithërues, dhe në vargjet e këngëve të pavdekshme, që shpirti ynë nuk i harron: - Mos u nxito, mos u gabo! Ku shkuan fjalët që më thoshte me aq zjarr!?

Ato na vijnë më mendje të freskë- ta si cicërimat e zogjve dhe ngazëllehemi më shumë. Ato janë kujtimet më të bukura për të, familjen e saj, për artin e kulturën tonë, pavdekësinë e si një thesar i çmuar. Na duket sikur në ato relike e kujtime do ta takojmë përsëri Anitën, do ta përshëndesim, si të ishte me ne, e gjallë. Fjalët mbeten gjithnjë të pakëta, kur flasim për sinonim brilant të muzikës me atë emër të thjeshtë e dashuri të madhe. Po, po, Anita Bitri është me ne, në çdo zemër që rreh, në altarin e këngës të madhe, në skenën e ndritshme të RTVSh-së, si atëhere, sepse populli nuk e harron më monumentin e madh që i ngriti në shpirtin dhe zemrën e tij. Përgatiti Alban Arapi me rastin e 10-vjetorit të ndarjes.

Marrë me shkurtime nga emisioni në TV Korça.

Dedikime...

Duaje me gjithë forcë jetën, jepi kuptim asaj në jetë. Çdo sakrificë duhet bërë për të jetuar. Askush i lindur si mbret s’ka. E vështirë është jeta, ka edhe lumturi. Prite jetën si të vijë për ta jetuar, nëse e di çfarë do të thotë jetë për të jetuar. Bëje vete, rri jeten për të ardhur e mirë. Duaje të afërmin tënd, afroju buzëqeshjes, mbizotëroji trishtimit. Derdh lot ku duhet derdhur, qesh ku duhet për të qeshur. Jona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.