Marin Orhanasi: Roli që e dashuroj...

Intervista - - HUMOR -

dashuri ka për çdo rol, por ndoshta ti e ke një më të preferuar se të tjerët...

- Amadeus ( Moxart). Është roli që më rri më shumë për zemër. Ndoshta ju prisnit që të ishte një rol në “Portokalli” i preferuari? Jo. Amadeus është roli që dashuroj më shumë, është vënë e rivënë në skenë disa herë. Mban firmën e regjisorit Altin Basha dhe është vlerësuar me disa çmime.

- Po personazhi me të cilin do ta identifikoje më mirë veten?

- Akoma s’kam bërë një personazh me të cilin të mund të identifikohem, por në shfaqjen “Shkë…ata me kapele” të regjisorit Kled Kapexhiu, luajta rolin e Xhekit. Me këtë personazh e identifikoj goxha veten time.

- Cila është rruga që ndjek për t’u përshtatur në një rol? Nëse të jepet një i ri, çfarë bën për të qenë sa më afër personazhit?

- Gjithçka lidhet drejt- përdrejt me skenarin, me idenë pse u krijua ky personazh. Përpiqem të kuptoj çfarë ideje ka pasur regjisori dhe cilat janë kërkesat e tij. Pastaj thellohem në personazh, duke studiuar problemet sociale që ai paraqet, shtresën që përfaqëson dhe nivelin që ky personazh ka.

- Sa punë të duhet që të sjellësh një skeç të ri për çdo të dielë? Ua lë çdo gjë në dorë skenaristëve të njohur të “Portokalli”, Jani Duro e Vangjel Kozma, apo jep nga vetja me batutat që sjell?

- Ne punojmë edhe të dielën… Kur të gjithë njerëzit pushojnë e qetësohen, ne jemi të përkushtuar në punën që bëjmë. Pa dis- kutim që kemi bashkëpunim me skenaristët, por kemi gjithashtu edhe bashkëpunim të ngushtë me regjisorin, i cili fatmirësisht, bën edhe rolin e ideatorit, edhe rolin e Drejtorit Artistik. Po kaq bashkëpunim kemi edhe me kolegët ak-

torë...

- Cili është miku më i mirë që ke brenda “Portokalli”- së?

- Të gjithë i kam miq, por do të veçoj mes tyre Ledio Lakon ( Ramadanin në rol) dhe Romir Zallën.

- Me cilin nga aktorët ndihesh më komod në skenë, nëse ke pjesë, të cilat nuk mund të interpretohen vetëm?

- Pa diskutim me të gjithë, ose… jo me të gjithë. ( Qesh)

- Atëhere, ekzistoka një aktor me të cilin nuk do të doje të kishe asnjëherë një rol dysh?

- Mmmm… (Qesh) Jo, jo, me të gjithë argëtohem teksa interpretoj. Për mua, çdo koleg është i mirëpritur.

- Një nga rolet e tua më të komentuara e të dashura për momentin është ai i kryekomunarit. Në rol e ironizon këtë figurë... Po në jetën e përditshme, çfarë mendimi ke për provincialët, veçanërisht kur kanë në dorë edhe pushtetin?

- Argëtohem shumë teksa e luaj këtë rol. Si mendon ti, çfarë mendimi kam unë për këta lloj “kryekomunarësh”? ( Qesh)

- Të ka rënë rasti të trajtohesh keq apo në një mënyrë që ka lënë për të dëshiruar nga të tillë njerëz?

- Të them të vërtetën, jo, por kjo nuk më ka penguar ta sjell mirë rolin.

- Çfarë mendon kur të dielave në mbrëmje je para ekranit duke ndjekur “Portokalli”? Je kritik apo kënaqesh me cilësine që keni dhënë të gjithë në fundjavë?

- Përgjithësisht, e shijoj spektaklin. Ka edhe vend për kritika dhe edhe bëj ndonjëherë të tilla, por më shumë janë autokritika. Jam pak më i sertë me veten, ndërsa të tjerët i shoh pozitivisht.

- Me gjithë këto impenjime, kur i dedikohesh familjes? Të mbetet kohë mjaftueshëm për të qenë një baba i mirë?

- Unë jam një baba i mirë! Mundohem me sa mundem, por mendoj se jam një i tillë. Intervistën e radhës do ta bëjmë për këtë temë... ( Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.