Aurela e gjen veten 80 vjeçe!

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtarja Aurela Gaçe, mund të themi pa frikë se është një nga personazhet “kameleon” të skenës shqiptare. Është dalluar për këtë që në fillimet e saj në skenë dhe vazhdon të dallohet akoma. Në rastin e saj, nuk mund ta dish kurrë se cili do të jetë luku i ardhshëm sepse, siç e sheh sot, me siguri, nuk mund ta shohësh nesër. Por, ja që edhe pas kaq vitesh, Aurela vazhdon të jetë e njëjta, në pamje dhe në tip. Ajo, shpesh, edhe është qortuar nga disa që e konsiderojnë lukun e saj paksa të rënduar, por për këngëtaren, kjo nuk ka rëndësi sepse mjafton që i pëlqen asaj. Madje, e dini çfarë? Duket se edhe kur të bëhet 80 vjeçe, Aurela do të vazhdojë të mbetet kjo që është. Pa imagjinojeni pak tani Aurelën 80 vjeçe, me flokë portokalli, qerpikë fallco portokalli dhe buzët e kuqe! Ja, pra, kështu do të jetë këngëtarja juaj e preferuar pas gati 5 dekadash. Nuk po tallemi pasi këtë foto e ka gjetur vetë ajo dhe thotë: “Pashë në ëndërr sikur po bëhesha gati për në skenë, isha 80 vjeçe, ja, pikërisht si kjo zemra këtu, me qerpikë portokalli, kombinuar me flokët... E paparë! Hallall”, shkruan Aurela. Atyre që u duket ende i rënduar luku i Aurelës tani, u themi se mbase do ta kenë më të lehtë të mësohen pasi ta kanë parë këtë foto.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.