“Van Dam Sula” kapet prapë me Bleonën

Intervista - - JAVA VIP -

“Një lajm i mrekullueshëm vjen nga India për të gjithë dashamirësit e Zhan Klod Van Dam Sulës.

Ai është përzgjedhur për të marrë pjesë në reality shovv-n “THE BALLKAN KATNAR OF BOLLYWVOOD”.

Pas këtij lajmi, ai postoi këtë status në FB.

Oshte nji gzim i modh për mu, nuk e kuptoj përse më ndodh kështu.

Arsyja që më zgjodhën osht si rezultati WC që çova.

1-Kam lind n’Luz atë ditë që ra Xhemoli n’grop t’gëlqeres.

2-Babën tem e kam pas agjent të shërbimit të mceftë të Luzit.

3-Moma ka punu gjithë jetën part tajm si gruja babës.

4-Kam nji shpi me 4 kate. 2 t’perfundume n’2 karabino + hekrat ia kam lonë n’taracë n’rast se e ngre komshiu ma shumë se mu.

5-Kam 3 lopë, 2 dele (njona osht gruja ime) dhe 1 gamor Peqini me sistem alarmi. 6-Kur shkoj nga Luzi në Qerret dhe ma le gamorin fuqia, i boj telefon Presidentit që vjen me vrap me 1 trajse me hime.

7-Kur m’pjell lopa, mor n’tel ministrin e shëndetsisë se me maminë e katunit kam konflikt interesi se osht dashnorja çunit xhajes.

8-Kam gërthit (skrim) nja 4 her n’dush se m’ka hik ujti ngroftë dhe pri asaj dite më thirrin “Majkell Xheksoni shqiptar”.

9-Jam I vetmi n’Ballkan që shes fiq cingëll me provë. Deri tashi kam shit 500.000 kaçile me fiq nëpër gjith botën. Me i fjalë, “fikun” tim kush s’e ka hongër.

Anej ka barku javes do i nis dhe i klip që ma ka premtu Gimi Sures Llon’t Tares se ai o i vetmi që ka hajfon n’katun. Kismet, se ka qenë i zonë se ka 12 ditë pa nalu tu fol n’telefon me dashnoren, se e ka me ofertë.

Shpresoj mos ta zejë kanceri se na le batall.

Do i përfaqsoj me dinjitet t’gjith shqiptarët e Indisë, si me qenë ju vetë atje.

Mos e kini parasysh për asigjo. UISH MI LLAK.” Nuk është e vështirë për të kuptuar se gjithë sa lexuat më lart është ironia e radhës e aktorit me këngëtaren Bleona Qereti, e cila aktualisht është pjesë e reality shout “Euros of Hollyvvood” në Amerikë. Askush nuk e di se si ka nisur kjo “luftë” mes tyre, por ajo që dihet është se të dy personazhet e skenës, janë përfshirë së fundmi në një lojë “hidh e prit”, që nuk dihet se kur do të mbarojë, ndaj të papritura na presin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.