Ledioni dhe Sara nuk i kursejnë puthjet në publik!

Intervista - - JAVA VIP -

Kjo foto është si e ardhur me porosi për ata që ende nuk besojnë se moderatori i Top Channel, Ledion Liço dhe Sara Hoxha, janë të dashuruar. Kur u përhap lajmi, shumë ishin skeptikë dhe tani, pas publikimit të kësaj fotoje nga ata vetë, mendojmë se historia e tyre është bërë më e besueshme për një publik që i beson shprehjes “beso, kontrollo”. Dy të rinjtë, tashmë i shkëmbejnë puthjet edhe në publik, duke mos e fshehur atë që ndjejnë për njëri-tjetrin. Ledioni dhe Sara janë njohur në ambientet e Top Channel, vendi ku edhe është ndezur shkëndija e parë e dashurisë së tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.