Hyrremi sulmon Selimin për Bejazidin!

Intervista - - TELENOVELA -

Sokollu po shikon disa dokumente, ndërsa Rustemi hyn. Ky i fundit i thotë se gjërat po i ecin mbarë tani që është zëvendës i Vezirit të Madh, por nëse Sulltani mëson se ai i ka ngritur kurth Bejazidit, për të bërë përpara Selimi, atëhere do t’i pritet koka. Sokollu nuk e pranon këtë akuzë dhe përpiqet të mbrohet.

Hyrremi shkon të përballet me Ahmetin dhe i thotë atij se e di që ka qenë ai që e ka ndezur zjarrin e urrejtjes mes dy princave. Ahmeti i thotë se ajo nuk mund të shkojë ta kërcënojë ashtu dhe nis të mbrohet, kur vjen Fatma, e cila ia bën të qartë se është nomrale që gjërat të rridhnin kështu, përderisa ajo vetë kishte dalë kundër Mustafait. Fatma i thotë se Selimi ka kokën e saj, se ai u ka çuar ar rebelëve dhe ngriti një kurth kundër të vëllait. Hyrremi u përgjigjet se kanë për ta paguar këtë, veçanërisht Ahmeti. Ky i fundit e qorton Fatmën që ia tha ato fjalë Hyrremit, por ajo nuk do t’ia dijë dhe i thotë se duke e parë Hyrremin të vuajë, shpirti i Mustafait do të gjejë paqe. Fatma është e bindur se Hyrremi nuk ka për t’i treguar Sulltanit për këto.

Hyrremi i tregon Zymbylit se ka ndodhur pikërisht ajo gjë së cilës i druheshin aq shumë. Mihrimaja fton Hurixhihanin në dhomën e Hyrremit për të ngrënë, duke i thënë se pavarësisht ngjarjeve që kanë ndodhur më parë, ato duhet të jenë mike, pasi tashmë kanë të njëjtin synim: Ta ngjisin Bejazidin në fron!

Selimi është në dhomën e tij kur hyn Hyrremi dhe i kërkon të ulet. Ajo i thotë se ai e ka gënjyer, se e ka tradhtuar Bejazidin, se e ka akuzuar atë, duke e rrezikuar seriozisht jetën e tij. Hyrremi i tregon se kjo është një e vërtetë që e ka mësuar pikërisht në pallatin e Ahmetit dhe se ai nuk mund ta mohojë më. Ajo e kritikon se si është e mundur që djali i saj dhe i Sulltanit të bëhet bashkë me armiqtë e tyre, kundër të vëllait. Selimi i përgjigjet se aroma e vdekjes, e ka shuar dashurinë vëllazërore. Hyrremi i thotë se nëse herë tjetër ai do të ngrejë kurth kundër Bejazidit, atëhere duhet të presë reagimin e saj...

Ahmeti dhe Sokullu shqetësohen për ngjarjet e fundit. Ahmeti i kërkon të rregullojë punët me Izetin që mori arin në Edirne dhe me të tjerat do të merret ai. Bejazidi nga ana e tij i rrëfen Lalës se është i vendosur ta nxjerrë në shesh kurthin që i ka ngritur Selimi...

Selimi shkon në shtëpinë e Ahmetit dhe i bërtet që ai i ka nxjerrë sekretin dhe që e ëma e ka marrë vesh se çfarë kanë bërë kundër Bejazidit. Selimi nis të bërtasë, por Ahmeti i kujton se ai është Veziri i Madh. Atëhere Selimi i kujton se është pikërish ai që e ka tradhtuar besmin që i ka dhënë Sulltani dhe e kërcënon se nëse do të futet në telashe, do të tërheqë pas vetes atë dhe gjithë të tjerët...

Atmaca takon Bejazidin dhe i tregon se kanë gjetur se ku është personi që u ka çuar arin rebelëve dhe që mund të tregojë se kush ia ka dhënë urdhërin. Ata nisen menjëherë për atje.

Rustemi shkon në librari për të kërkuar për dokumente, por nuk e lejojnë të hyjë. Pikërisht në atë moment, vjen Ali Pasha dhe u tregon një dokument që e lejon Rustemin të futet në librari me të.

Atmaca, Bejazidi dhe Huseini e gjejnë njeriun që u ka çuar paratë rebelëve dhe e kërcënojnë të tregojë se kush e ka dhënë atë urdhër, por pikërisht në atë moment, dikush e qëllon burrin me shigjetë dhe ai vdes.

Fatma, Hurixhihani dhe Gulfemi janë në një festë në harem, të ftuara nga Fatma, kur vjen Nurbanuja. Në atë moment, në harem futet Hyrremi dhe pyet se çfarë po festojnë. Fatma i thotë se po festojnë faktin që Selimi është caktuar trashëgiumtar i fronit, gjë që nuk i pëlqen Hurixhihanit, e cila niset të dalë. Kjo e fundit kapet me fjalë me Nurbanunë dhe Hyrremi i urdhëron të dyja të futen në dhomat e veta dhe të mos dalin pa u dhënë urdhër ajo. Hyrremi e këshillon Fatmën të bëjë gati rrobat e zisë, sepse shumë shpejt do të jetë prapë vejushë.

Mihrimaja i thotë së ëmës se sapo Rustemi ta vërtetojë se çfarë ka bërë Selimi, atëhere do ta shikojë Nurbanuja se çfarë do të thotë të rebelohesh kundër tyre. Hyrremi thotë se asgjë nuk ka për t’i ndodhur Selimit. Ahmeti është fajtori i vetëm për çfarë ka ndodhur... Mihrimaja ia bën të qartë se nuk mund të qëndrojë më neutrale, pasi tashmë gurin e parë e ka hedhur Selimi dhe asaj do t’i duhet të zgjedhë mes të dy djemve të saj.

Sulejmani ka caktuar Ferhatin të zbulojë se pse ka ankesa në Egjipt. Ferhati i thotë se gjithçka në dokumente është në rregull, kështu që e vetmja mundësi është që dikush po i bën një lojë Ahmetit, “ose Ahmeti po bën lojë...”, plotëson Sulltani.

Ahmeti e thërret Rustemin në Divan për t’i kërkuar llogari se pse ka hyrë në librari dhe ai i thotë se ka hyrë pasi në Egjipt njerëzit po ankohen dhe është detyra e tij të kërkojë arsyen. Ahmeti ia bën të qartë se kjo nuk është puna e tij. Rustemi, duke vënë re se Sulejmani po i dëgjon, i thotë se ai bashkë me Sokollun, po përpiqen të bëjnë punë pas shpinës së trashëgimtarit dhe e shtyn Ahmetin të thotë gjëra që nuk i pëlqejnë asapak Sulltanit. Sulejmani i shikon të gjitha këto. Pastaj futet brenda dhe kërkon t’i sjellin një rrobë të zezë...

Selimi me familjen e tij shkojnë të takojnë Sulejmanin dhe Hyrremin. Kur Bejazidi vjen, Hurixhihani i thotë se se Hyrremi ka kërkuar që ata të shkojnë në dhomën e Sulltanit sepse po i presin. Bejazidi shkon me familjen e tij dhe takon prindërit.

Selimi kërkon që të bëjnë ceremoninë e synetit të të birit dhe megjithëse Hyrremni e Bejazidi kundërshtojnë, Sulltani është dakord. Më vete, Selimi tallet me Bejazidin, ndërsa Hyrremi nga ana e saj e qorton Nurbanunë që nuk u këshilluan me të përpara se t’i kërkonin një gjë të tillë Sultanit.

Rustemi i tregon Bejazidit se ka patur një grindje me Ahmetin dhe se Sulltani ka mësuar gjithçka, kështu që fundit i Ahmetit ka ardhur tashmë.

Nurbanuja i tregon Gazanferit për kërcënimin e Hurixhihanit. Ai i premton se askush nuk do të mund ta prekë dhe se ai do ta mbrojë edhe me jetën e tij. Kur ai ikën, Xhanfeda vjen dhe i thotë Nubanusë se po i hap telashe vetes duke mbajtur pranë një njeri që është i dashuruar me të. Nurbanuja thotë se jeta e saj është në rrezik dhe vetëm një njeri si Gazanferi mund ta mbrojë.

Bejazidi, Atmaca dhe Huseini ndjekin Lutfiun, që e kanë parë një natë më parë të hynte në shtëpinë e Ahmetit dhe e pyesin se kush e ka dhënë urdhërin për dërgimin e parave rebelëve. Në fillim ai thotë se nuk di gjë, por pastaj, kur e kërcënjnë me jetën e fëmjës së tij, u thotë se ai nuk bën gjë tjetër veçse zbaton urdhërat e Ahmetit.

Të nesërmen, Rustemi shkon dhe i tregon Hyrremit se do të jetë Lutfiu ai që do të dëshmojë kundër Ahmetit. Hyrremi i kërkon të sigurohet se ai nuk do të përmendë emrin e Selimit dhe Rustemi e siguron që kjo nuk ka për të ndodhur, me kushtin që ajo të mbështesë Bejazidin...

Sokollu është përballë Divanit, kur vjen Rustemi dhe i kërkon rojes t’i thotë Sulejmanit se i ka sjellë Sekretarin Lutfi që ka një gjë të rëndësishme për t’i thënë.

Nurbanuja i thotë Selimit se Sokollu i ka kërkuar të takohen në kopsht.

Rustemi i thotë Sulltanit se Ahmeti ka përdorur pushtetin që ka në mënyrën e gabuar dhe se ka marrë para nga thesari i shtetit. Rustemi dhe Aliu i tregojnë për çfarë kanë zbuluar në dokumente dhe Lutfiu e pranon mashtrimin, duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër pasi Veziri i Madh e kishte detyruar. Rustemi tregon se këto para kanë shkuar në ndihmë të rebelëve, pasi Ahmeti ka qenë shumë i lidhur me Mustafain dhe të gjithë këtë e ka bërë për t’u hakmarrë për vdekjen e tij...

Sokollu i tregon Selimit se mund të jenë hapur probleme për ta, kur vjen dikush dhe i lajmëron se po i kërkon Sulltani. Ky i fundit e pyet Sokollun nëse është në dijeni të kësaj çështjeje. Ai thotë se jo. Sulltani e pyet se çfarë dënimi sugjeron për Ahmetin dhe Sokollu nënkupton vdekjen.

Sulltani mbledh të gjithë burrat në Divan dhe pyet Ahmetin nëse e di kuptimin e rrobës së zezë. Ai i thotë se personi që do ta veshë, do të vdesë. Sulltani i thotë se ky person është ai vetë. Ahmeti përpiqet të justifikohet, por dënimi i Sulltanit nuk kthehet më mbrapsh.

Fatma është me Nurbanunë, kur vjen Hyrremi dhe i thotë se nuk duhet të ngatërrohej me fëmijët e saj, sepse tani, po e paguan me vdekjen e burrit të saj. Fatma e tmerruar largohet dhe Hyrremi kërcënon Nurbanunë, duke i thënë se besnikëria është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër...

Fatma arrin në Divan sapo Ahmeti është ekzekutuar. Sulejmani ricakton Rustemin Vezir të Madh dhe i thotë se, nëse këtë herë gabon, do të ketë fatin e Ahmetit.

Në pallat përgatitet ceremonia për synetllëkun e Muratit. Meleku i kërkon Fatmës të ikin nga pallati, por ajo i thotë se ka ende një punë pa mbaruar. Selimi i tregon Bejazidit për xhelozinë e tij kur ishin më të rinj dhe i thotë se ato ditë tashmë kanë ikur. Gazanferi këmbëngul të takohet me Nurbanunë sepse ka një gjë të rëndësishme për t’i thënë. Hurixhihani shikon kur Xhanfeda i thotë diçka Nurbanusë dhe ajo ikën. Nurbanuja takon Gazanferin i cili i tregon se Hurixhihani ka vizituar një shtrigë që mund të ketë bërë magji kundër saj, ndaj duhet të tregohet e kujdesshme. Nurbanuja i kërkon të mos e thërrasë më për gjëra kaq të parëndësishme, por ai i thotë se ka ardhur t’i sjellë një unazë. Nurbanuja zemërohet me të dhe i thotë se ka luajtur mendsh, por këtë situatë e shikon Hurixhihani, e cila niset të ikë.

Nurbanuja e ndjek, për ta bindur se gjërat nuk janë ashtu siç duken, por Hurixhihani i thotë se ajo nuk ka moral që, edhe në ceremoninë e djalit të saj, shkon të takohet fshehurazi me dashnorin. Ato nisin të grinden dhe të qëllojnë njëra-tjetrën. Hurixhihani bën të ikë, por ajo e qëllon nga pas dhe Hurixhihani bie përtokë. Nurbanuja frikësohet... por është shumë vonë.

Mihrimaja e pyet të ëmën nëse do ta mbajë premtimin për të mbështetur Bejazidin dhe Hyrremi, ndërsa e shikon të birin e saj, thotë se ajo është me të, deri në frymën e fundit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.