Si do të dukemi ne, pas 100 mijë vjetësh?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Sa rrugë të gjatë ka përshkuar njeriu, që nga australopiteku e deri te homo sapiens, në 3 milionë vjet! Por, si do të evoluojmë ne në mijëvjeçarët që do të vijnë? Kjo është ajo që janë përpjekur të imagjinojnë dy amerikanë...

Gjenetika njerëzore është në ndryshim të vazhdueshëm dhe njeriu i përshtatet mjedisit, me qëllim që t’i rezistojë më mirë atij. Kështu, tiparet dhe trupi ynë do të evoluojnë në mijëvjeçarët që do të vijnë. Të frymëzuar nga kjo, dy amerikanë janë përpjekur të skicojnë fytyrën e njeriut të së ardhmes. Doktori Alam Kuan, ekspert në gjenomikë (shkencë që merret me genet) në Universitetin e Uashingtonit dhe artisti Nikolai Lamn, janë përpjekur të imagjinojnë se si do të ngjajmë ne pas 20, 60 dhe pas 100 mijë vjetësh.

Këto studime, të botuara në gazetën “Huffington Post”, tregojnë se «biologjia u përshtatet nevojave njerëzore». Në këtë mënyrë, njeriu do të bëjë një jetë gjithnjë e më sedentare dhe truri i tij do të zhvillohet.

Nëse sot bioetika na e ndalon të zgjedhim tiparet e fëmijëve tanë, në të ardhmen, kjo do të bëhet e mundur. Ne do të privilegjojmë atëhere «linjat e forta dhe madhështore të fytyrës, një hundë të drejtë, sy të mëd- henj dhe një fytyrë harmonike, duke respektuar rregullat e simetrisë e majtë/ e djathtë». Sipas doktor Kuanit, mbase ne do t’i mbyllim qepallat anash (jo lart-poshtë si tani), me qëllim që të mbrojmë sytë nga rrezet X. Sipas tij, deri atëhere ne do të kemi kolonizuar hapësirën dhe, si pasojë e «ndryshimit të mjedisit, më afër Diellit sesa Toka», sytë tanë do të jenë më të mëdhenj. Lëkura jonë do të bëhet edhe më e errët, për të reduktuar ndikimin e rrezeve UV, më të dëmshme jashtë shtresës së ozonit. Për të kompensuar efektin e bezdisshëm të mungesës së rëndesës, ne duhet të kemi edhe qepalla më të trasha dhe një hark vetullash më të dalë. Me një fjalë, do të jemi pa dyshim simpatikë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.