Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Atë ditë të thashë “lamtumirë” E “sytë mos t’i pafsha më kurrë” Më the me dhimbje “s’do të vij” Pa mëshirë shembëm çdo urë.. Rrekeshim të vinim ndonjë tullë E ura të ngrinim përsëri Por kur urën ndërtoja unë Të nesërmen e prishje ti…

Në qënien time

Rutinë

Urat që për ty ngrita

Kaluan kohë që atëhere, më s’u pamë Një nga një edhe stinët u ndërruan Një ditë këmbanat e mallit te ti ranë Megjithëse larg, dot s’u harruam! Kërkove urat që dikur ngrita Harrove që vetë i kishe rrëzuar Për ty... gjatë... shumë gjatë prita Tani e tashmja jonë u bë e shkuar. Të të them që të kam harruar Më kot veten do të gënjeja unë Por me mungesën jam mësuar E tani... kujtimin dua më shumë. Në qenien time pluskojnë botë Të pafundme, Planete me zogj ëndrrash E hëna magjike, Që si vajza të brishta E të bukura Rrotullohen rreth Orbitave të mia. Ndihem i lumtur prej cicërimave E siluetave të tyre. Kush tha se s’ka jetë Nëpër planete?! Planetet janë të populluara Nga ëndrra dhe dashuria. Miltiadh Davidhi

Aida Previzi Frymëmarja bashkohej në tym të duhanit Dhe era lodronte me perdet në kuzhinë. Vështrimi i humbur në cep të tavanit. Kjo natë kundërmonte patjetër rutinë... E frikshme kjo natë, të frikshme mendimet, Dhe jeta e bukur, magjepste ndër fjalë. Rutinë do të thotë të mbysësh veprimet Në gropën e heshtjes të futesh i gjallë... E del përsëri nga gropa e heshtjes Në jetën magjepsëse që frymën të merr. Rreshtore rutine mes ngrënies e fjetjes Me sytë nga tavani dhe perdet në erë... Të dua o jetë, o shtrigë e dëshirës Më mbushe me ëndrra, e n’ëndërr më le Tavani që duket përtej errësirës Dhe trupi që endet ndër mijëra përse! Të dua o shpresë, o tempull i jetës. Enigmë e së nesërmes, q’askush nuk të di Tavani i përshtatej më shumë së vërtetës Dhe era që frynte, anonte nga Ti! Bledi Ylli

Letër e asaj

Ajo, nuk kish’ guxim të të shihte në sy, nuk mundi kurrë me fjalë të ta thonte... Ajo vajzë, kish’ rënë në dashuri, por... Kishte frikë të dashuronte! Ajo, zgjodhi heshtjen veç shkruante për ty, ndjenjat në një letër të gjitha t’i kish’ shprehur... Ajo vajzë e pa botën bardh e zi, ngjyrat e jetës të gjitha patën vdekur! Por jo, nuk vdesin ndjenjat kohën ata thyejnë, kur shpirtrat dashurojnë e zemrat nuk kanë faj... Ata të dy e shpëtuan dashurinë se fjalët ishin thënë nga... Letër e asaj!

Fatmira Loci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.