Më nervozon telefoni

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një lexuese e rregullt e gaze tës suaj dhe desha të ngre n j ë shqe tësim. Jam 63 vjeçe dhe, kur përdor qoftë celularin, qoftë telefon fiks, më krijon shqetësime, më duket sikur ma shtrëngon njeri kokën me dorë, bëhem nervoze e mezi qetësohem mbas disa orësh. Jam vizituar te neurologu, i cili më dha magnezium B6 2 x 1 tabletë në ditë dhe xanax, 2 x ½ tabletë në ditë, por nuk kam ndonjë përmirësim. Jam e shqetësuar, sepse në jetën e përditshme kemi nevojë për komunikim. Çfarë më këshilloni, a ka ndonjë mjekim? Me nderime, Vera nga Kavaja.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: -

Zonja Vera! Duhet t’ju them se celulari, ashtu siç thoni edhe ju, është bërë një mjet i domosdoshëm për komunikimin tonë, por edhe ai, kur abuzohet, krijon një varg shqetësimesh, sidomos te njerëzit me sistem nervor të ndjeshëm. Ky efekt i dëmshëm lidhet me valët elektromagnetike që transmeton ai te ne njerëzit. Në këto raste, në organizmin tonë ndodhin shumë procese apo ndryshime biokimike e hormonale, që ndikojnë në punën e organeve të ndryshme, sidomos ato më të rëndësishmet, që janë truri dhe zemra. Ky efekt shihet më tepër te subjektet me sëmundje të këtyre dy organeve. Konkretisht, në Sistemin Nervor Qendror, prishet raporti nxitje/ frenim, si dhe në nivelin qelizor të tij (pra, të SNQ) ndodhin një varg ndryshimesh biokimike, që reflektohen me acarim e pagjumësi, siç mund të ndodhë edhe me ju. Në këto raste, krahas mjekimit, do t’ju këshilloja që të kini parasysh edhe këto këshilla:

a. – Përdorim të kufizuar të celularit, vetëm në rastet e domosdoshme.

b. – Mbajtja e aparatit larg këtyre organeve ( zemër e tru) për shkak të efekteve që përmenda më lart, si për shembull, nën jastëk kur flini etj. Përsa i përket mjekimit, ky duhet marrë atëhere kur jeni e shqetësuar dhe vetëm për një periudhë të shkurtër. Për shembull, mund t’ju këshilloja që të merrnit:

1. Vazonati 250 mgr 2 x 1 kokërr, nga ora 8.00-20.00.

2. Noofeni 250 mgr. 3 x 1 kokërr pas buke.

3. Neurobion 3 x 1 kokërr pas buke.

Vetëm kështu, ju do të shpëtoni nga këto efekte anësore të përdorimit të celularit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.