Yetje - ër seksin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam 30 vjeç, mirëpo kam disa muaj që kam mungesë të theksuar ereksioni. Jam vizituar te shumë mjekë, por pa asnjë rezultat. Më orientoni ju lutem, ku të drejtohem?

- I nderuar 30 vjeçar! Nuk e di në çfarë mjekësh keni shkuar, por mungesa e ereksionit te mosha juaj, mund të trajtohet shumë mirë në ditët e sotme. Mungesën e ereksionit mund ta keni nga shumë arsye; mund të jetë çrregullim organik, fizik, shëndetësor, çrregullim psikologjik, ose mund të ketë shkak ndonjë ilaç apo medikament që merrni. Mund të ndodhë që medikamentet që merren për një diagnozë të caktuar, të shkaktojnë mungesë ereksioni. Mund ta keni edhe thjesht psikologjike, për arsye të cilat i dini vetëm ju. Megjithatë, meqë pyesni se ku duhet të shkoni, do t’ju prisja në klinikën time nëse dëshironi të konsultoheni me androlog. Nëse nuk keni mundësi të vini, ju them të vizitoheni drejtpërsëdrejti me mjekun androlog specialist, i cili merret me problemet shëndetësore seksuale të meshkujve dhe që është më pranë zonës ku ju banoni.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog

- Doktor, ka kohë që më është bërë fiksim që me të dashurën të bëj seks treshe; unë, e dashura ime dhe një mashkull tjetër. Nuk e kam bërë asnjëherë këtë gjë. I kam treguar edhe të dashurës sime dhe ajo më ka thënë “meqë ke dëshirë ti dhe të pëlqen, e bëj për ty”. Po ju, ç’mendoni për këtë dëshirë timen? Nga mund të më ketë ardhur?

- Dëshira juaj për të bërë seks treshe, do të ketë ardhur nga pasiguritë që ndjeni në marrëdhënie. Gjithçka është psikologjike, pra, në mendjen tuaj. Ose dëshironi të provoni eksperienca të reja, për të parë ndryshimin, ose është thjesht kurioziteti juaj ndaj një mashkulli tjetër, ose mes jush dhe partneres tuaj mungon lidhja e fortë shpirtërore e fizike dhe dëshironi të thyeni disi rutinën. Çdo çift ka dëshirat e veta dhe e ndërton vetë mënyrën se si do ta bëjë jetën seksuale. Unë nuk mund t’ju gjykoj, edhe pse nuk jam pro këtyre lloj marrëdhënieve seksuale. Do shtoja se nuk më duket normale që e dashura juaj të bëjë gjithë çfarë ju pëlqen juve, sepse duket qartë që ajo nuk e dëshiron këtë gjë, përderisa thotë se e bën për ju. Mos e detyroni të dashurën tuaj ta bëjë një gjë të tillë, nëse nuk i pëlqen. Ju, në këtë mënyrë, mund të rrezikoni edhe marrëdhënien tuaj dhe, nëse ndodh kjo gjë, mund të prishet gjithçka mes jush, siç mund të ndodhë edhe kundërta. Siç e thashë, është në dorën e çdo çifti ta ndërtojë si të dojë marrëdhënien e tij seksuale. Këshilla ime në këtë rast është të jeni të kujdesshëm së pari me shëndetin tuaj fiziko-psikologjik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.