ATA QË NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA e SALI BERISHA

Përsëri Enver Hoxha, edhe pse jo më ndër të gjallët, u bë “mollë sherri” mes PDsë dhe PS-së këtë javë. Shkak ishin fotografitë e tij pas kurrizit të Edi Ramës në ceremoninë e përkujtimit të çlirimit të Tiranës. Sali Berisha, kur pa ato fotografi, akuzoi Ramën se po rehabiliton diktatorin, ndërsa Rama, u

SPARTAK NGJELA

justifikua se ato fotografi i kishin futur “të paftuarit që kishin ardhur si diversantë në aktivitet, vetëm për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës”. Madje ai shprehu keqardhje për ata që i quajti “të fandaksurit që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike me ne”.

Një gjë nuk kuptojmë dhe për këtë, deshëm t’i pyesnim në një intervistë të dy, përballë njeri-tjetrit, edhe zotin Rama, edhe zotin Berisha:

As avokat Ngjela nuk ndenji dot këtë javë jashtë debatit për Enver Hoxhën. Ai shkroi në Facebook se “fundin e tij me turp, pa varr dhe si i përbuzur dhe i flakur si mbeturinë nga historia përgjithmonë, Enver Hoxha e ka pasë krijuar vetë, kur veproi me egërsi antihumane që të mbytte me gjak shoqërinë shqiptare, kur me gjakftohtësinë e një krimineli nekrofil, vrau të gjithë intelektin e kombit dhe, bashkë me ta, edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”.

Jemi dakord me avokat Ngjelën deri këtu, por lexoni se ç‘shkruan më poshtë ai: “A e dini ju zotërinj se personi që del në publik me fotografinë e Enver Hoxhës, dënohet penalisht sot në Shqipëri?! Ku është policia shqiptare, pse i lejon? Pse s’flet pilivesa Tahiri?!” Nëse janë kundër Enverit që të dy, nëse e pranojnë që ai ka qenë diktator, pse nuk marrin iniciativën të bëjnë një ligj që të ndalohet shfaqja e

U bëmë kuriozë, hapëm kodin penal shqiptar, faqe më faqe, por emrin e Enveri Hoxhës nuk e gjetëm asgjëkund. Pyetëm edhe avokatë të tjerë, por edhe ata na thanë të nëjtën gjë: Nuk ka nen që dënon Enveri Hoxhën në kodin tonë penal. Me anën e mesazhit pyetëm në fund edhe zotin Ngjela në Facebook, por ai nuk na ktheu përgjigje, ndaj duam ta pyesim publikisht: A i njeh ligjet shqiptare avokati ynë i shquar, apo flet kot më kot duke menduar se ka përpara një turmë budallenjsh? diktatorit në publik, si dhe propaganda për të (siç është në Gjemani dhe Itali për Hitlerin e Musolinin), duke i dhënë kështu fund njëherë e

LULZIM BASHA

Deshëm të bëjmë një intervistë me kryetarin e PD-se, zotin Lulzim Basha në prag të protestës që ata do të zhvillojë të shtunën paradite, por nuk mundëm. Ai ishte shumë i zënë me organizimin e saj... Jemi dakord dhe na duket me vend organizimi i protestës. Në gjithë vendet demokratike bëhen protesta kur popullit i preken të drejtat, apo mirëqenia. Jemi darkord që edhe te ne të protestohet kundër rritjes së pagesave studentore, apo kundër rritjes së çmimit të energjisë, por nuk mund të rrimë pa e pyetur zotin Basha: Me ç’sy e faqe bën ai thirrje për protestë kundër varfërisë kur para pak më shumë se një viti ishin në pushtet? Si mund të kalohet për 15 muaj nga “zhvillimi në rangun e Gjermanisë”, siç thoshte Berisha, në “nive- mirë kësaj pune dhe sulmeve për njëri-tjetrin? Pse nuk e bëri këtë zoti Berisha kur ishte në pushtet? Mos vallë e pengoi fakti se me Enverin e lidhte e kaluara e tij dhe shoqëria me djalin e tij?! Po Edi Rama vallë, për të njëjtën arsye nuk bën këtë?! Apo ka frikë se mos i ikin votat e “flokëbardhëve”?! Mos është më mirë që, që të dy, ta mbyllin gojën e të mos flasin më për Enverin?! Le t’ia lënë Arvizusë këtë punë... lin e vdekjes nga uria”, siç thotë ai? Edhe diçka: Çfarë nënkupton zoti Basha me thirrjen për protestë kundër paligjshmërisë? A nuk është paligjshmëri ndërtimi pa leje, vjedhja e energjisë, apo ngritja e universiteteve pa kriter? Apo, në këtë rast, ai bën protestë në mbështetje të qeverisë?

SOKOL OLLDASHI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.