Çfarë ka brenda bunkeri anti-bërthamor?

Intervista - - AKTUALITET -

Në kuadër të festimeve të 70 vjetorit të Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes hap për herë të parë për publikun bunkerin antibërthamor në periferi të Tiranës, i ndërtuar gjatë kohës së regjimit komunist, “një pallat i kyçur në zemrën e një kodre me plot çudira të vjetra e surpriza të reja”, siç thotë Edi Rama në lajmërimin e Kryeministrisë për këtë aktivitet. Por, çfarë ka brenda ky bunker pesëkatësh i ndërtuar në atë mënyrë që t’i bënte ballë edhe një lufte bërthamore që mund të përfshinte Shqipërinë? Ai është një ndërtim gjigand me 5 kate nëntokë, i ndërtuar gjatë viteve ’70. Janë 501 dhoma nën tokë ku në rast lufte strehohej byroja politike dhe Shtabi i Përgjithshëm. Ka apartamente, zyra, madje edhe salla të mëdha ku do të mblidhej në rast lufte shtabi i përgjithshëm dhe kuvendi popullor. Për t’ju njohur më mirë me këtë kuriozitet dhe me kohën në të cilën është ndërtuar ai, ne menduam të ribotojmë sot pjesë nga libri me kujtime i ishshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Veli Llakaj, me autor Kujtim Boriçi, ku flitet pikërisht për ndërtimin e këtij vendstrehimi...

Pas prishjes së marrëdhënieve të vendit tonë me Bashkimin Sovjetik, me interesimin dhe porosinë direkte të Enver Hoxhës, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, sipas dokumenteve lufatarake të kohës në Ministrinë e Mbrojtjes, u vendos që vendkomanda e komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në rajonin e Bërzhitës të kalonte në vendkomandë rezervë dhe të ndërtohej vendkomanda e re në rajonin e Linzës. Ndërtimi i vendkomandës së re, e gjitha nëntokësore, u bë në përputhje me konceptet e reja të mbështetjes së mbrojtjes në forcat tona. Ai ishte një objekt shumëfunksional dhe ndoshta unikal në Ballkan e më gjerë. Barra kryesore e kësaj detyre të rëndësishme i binte Veli Llakajt, shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Ai, por edhe bashkëpunëtorët kujtojnë se vendkomanda e re ishte një punë voluminoze, por mbi të gjitha, një përgjegjësi tepër e veçantë. Vendstrehimi i luftës që u ndërtua në Linzë të Tiranës, nga e cila në një luftë të pritshme do të drejtonte situatën Enver Hoxha dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, ishte ndërtuar për t’u

Agj. Raimonda BUMI, rezistuar goditjeve direkte me bombardime ajrore, deri dhe atomike, me aftësi mbrojtëse nga goditja direkte, nga vala goditëse, rrezatimi termodinamik, radiacioni përkues dhe efektet e dëmtimit të armëve kimike e bakteriologjike. Ai ishte i pajisur me dyer të blinduara disarradhëse, me pajisje ventiluese, agregatë të fuqishëm për ndriçim e ngrohje, pajisje matëse e kontrolluese të lagështisë. Në brendësi, në tunele, kishte dhoma të shumta fjetjeje, dushe, nyje funksionale hidrosanitare, sallë kinemaje e mbledhjesh me një kapacitet 500 veta, kafene, ambiente çlodhëse, salla e mjedise të bollshme për efektivat komanduese e të shërbimit të të gjitha armëve, rezerva logjistike e ushqimi etj.

Pas përfundimit të punimeve në “qytetin” e nëndheshëm të luftës, Enver Hoxha, i cili ishte urdhëruesi e nga më të interesuarit për realizimin e projektit në një kohë sa më të shkurtër e në parametrat cilësore, kishte konfirmuar vizitën në këtë objekt të rëndësisë së veçantë për të parë e verifikuar nga afër shkallën e gatishmërisë të strukturave të mbrojtjes së vendit në një situatë të improvizuar lufte.

“Para se në vendkomandë të vi-

Më 24 qershor 1978, Enveri në vendkomandën

e re në Linzë

Vendkomanda e shtabit të komandës së përgjithshme në Linzë të Tiranës, që në kompleks ishte një “qytezë” e nëndheshme, prej një muaji, nën drejtimin dhe kontrollin e Veli Llakajt, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, jo vetëm i ishte nënshtruar një kontrolli sistematik për nivelin e gatishmërisë luftarake në të gjithë elementët, por ishte pajisur e kompletuar me të gjithë logjistikën e nevojshme, në pritje të ardhjes për inspektim të Enver Hoxhës, Mehmetit e drejtuesve të tjerë më të lartë të shtetit të kohës.

“Për vetë situatën, problemet që po kalonte ushtria e vendi, mbrojtja e atdheut u vlerësua si detyrë mbi detyrat, ndaj inspektimi i Komandantit të Përgjithshëm në mjediset ku do të drejtohej një luftë e mundshme ndaj Shqipërisë, ishte një përgjegjësi e madhe jo vetëm për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, titullarët e Forcave të Armatosura, por veçanërisht për atë që ishte marrë me projektimin dhe realizimin e elementëve të ndryshëm të planëzimit luftarak”, shkruan në ditarin e tij, Veli Llakaj.

Për të pritur Enver Hoxhën, vazhdon më tej në ditarin e tij sekret Llakaj, dhe ata që e shoqëronin në këtë inspektim të rëndësishëm, u ndërtua edhe një tendë e bukur në një vend piktoresk jashtë hyrjes së

• DREJTORE K/REDAKTORE: ÇIZMJA

• SEKTORI I JASHTËM:

Blerina

Nevila KRISTO

tunelit të nëndheshëm. Më 24 qershor 1978, në orën 10.00, mbërritën Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Carçani, Kadri Hazbiu etj. Ata u pritën nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, nga sekretari i Komitetit të Partisë së Ministrisë Mbrojtjes, Ali Vukatana, si dhe titullarët e drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes. Fillimisht, Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha dhe drejtuesit e tjerë të lartë të shtetit, të shoqëruar nga pritësit, u vendosën në çadrën e përgatitur në hyrje të “qytezës” së nëndheshme për këtë qëllim... Për vetë situatën që po kalonte vendi, edhe ushtria shqiptare në atë kohë, inspektimi i vendkomandës së re të luftës nga Enver Hoxha, ishte jo vetëm një vlerësim dhe impenjim direkt i tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për sigurimin e një drejtimi rezultativ të operacioneve luftarake ndaj një agresioni të mundshëm të Shqipërisë, por edhe një “kolaudim” për punën e bërë në këtë objekt të rëndësishëm.

Efektivat e vendkomandës së re të komandës e Shtabit të Përgjithshëm ishin vënë në gadishmëri nr. 1, ku përgjegjësia maksimale për detyrën luftarake nuk mund të ndahej nga gëzimi e privilegji që oficerët madhorë të ushtrisë deri te centralistet e thjeshta që do të mundësonin ndërlidhjen e Enverit me abonentë. Në tendën e përgatitur, sipas Shametajt, Enver Hoxhës iu raportua, nga titullarë të ministrisë e drejtorë të drejtorive, situata e gatishmërisë luftarake në njësi e reparte, gatishmëria e armëve e shërbimeve, gjendja dhe pajisja e vendkomandës së re si dhe shkalla e drejtimit e komandimit në situata të një lufte të mundshme ndaj vendit. I pari që i raportoi Enverit, ishte Veli Llakaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe njeriu kryesor që përgjigej para Komandantit të Përgjithshëm për të gjithë elementët luftarakë të gatishmërisë së struktruave mbrojtëse. “Me një raportim të saktë deri edhe në detaje, për shkak të përgatitjes profesionale, por dhe për faktin se e njihja në detaje vendkomandën e re dhe shkallën e gatishmërisë në të gjitha elementët e saj, i raportova Enverit duke folur shkurt e qartë. Pashë që më ndiqte me vëmëndje pa më ndërprerë. Shprehu kënaqësi, gjë e cila sikur na dha krahë mua dhe atyre që ishin në këtë inspektim. Pas meje raportuan dhe drejtorët”, vazhdon Llakaj.

Me shprehjen e Enverit, drejtuar Mehmetit: “Të shikojmë konkretisht, si jemi gati për luftë”, u mbyllën raportimet. “Enveri, Mehmeti dhe drejtuesit e tjerë të shtetit në këtë vizitë, dëgjuan me vëmendje raportimet, por fillimisht nuk shprehën vlerësime, me sa duket, i lanë për në përfundim të inspektimit konkret në qytezën e nëndheshme...

Pas raportimeve të ushtarakëve madhorë, Enver Hoxha, Mehmeti e shoqëruesit e tjerë e nisën fillimisht inspektimin nga zyra dhe mjediset e nëndheshme të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për të vazhduar më tej nëpër objektet e nëndheshme.

Shprehja e Enver Hoxhës: “Të jemi gati në çdo çast për luftë”, drejtuar Mehmetit në përfundim të raportimeve që oficerët madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes i bënë para inspektimit praktik të vendkomandës së re të luftës me 24 qershor 1978, vuri në siklet të gjithë kuadrot në shoqërimin që i bënin Komandantit të Përgjithshëm në mjediset e pozicionet luftarake në “qytetin” e nëndheshëm të Linzës, veçanërisht kryeshtatmadhorin Veli Llakaj. “Kisha dëgjuar dhe e dija se Enveri e Mehmeti, ndryshe nga drejtuesit e lartë të shtetit të asaj kohe, kur vinin për kontrolle, vinin të përgatitur, ndaj gjatë shpjegimeve që duhet të jepja jo vetëm unë, por të gjithë, duhej saktësi e argument...”, shkruan për atë moment në ditarin e tij sekret Llakaj. Ndërsa vetë Mehmet Shehu, ndonëse ishte në krah të Enverit, rrinte si mbi “gjemba”, në pritje të konstatimeve dhe vlerësimeve që do të jepte Enveri për vendkomandën qendrore të luftës e mbi të gjitha, për nivelin e gatishmërisë.

Duke lëvizur disa hapa, Enveri u afrua tek efektivët që ishin në detyrë. Afrohet te telegrafistja Diana Mata, e përshëndet dhe e pyet: “Me kë ke lidhje?”. “Me Korçën!”, përgjigjet Diana. “Po, mirë, pa na lidh me Korçën”, urdhëron Enveri Dianën e përqendruar mbi aparatura. Në atë çast, Enveri shikoi orën për të verifikuar kohën e lidhjes me abonentin që kërkoi. Të njëjtën gjë bëri edhe Mehmet Shehu, por te ky i fundit unë vura re edhe njëfarë përqendrimi e merakosjeje, që lidhej me suksesin apo mossuksesin e funksionimit të ndërlidhjes së kërkuar. Sapo Diana mbaroi thirrjen, korrespondenti nga Korça iu përgjigj menjëherë, pa kaluar asnjë sekondë! Enver Hoxhës i bëri shumë përshtypje se nuk fiksoi asnjë kohë vonesë e po lexonte i përqendruar përgjigjen e Korçës. Ishim në ankth. Pa nga unë, më pas nga të tjerët dhe qeshi. Qeshën të gjithë, por unë jo. As Mehmet Shehu. Enveri mbeti shumë i kënaqur për nivelin e gatishmërisë...”, thuhet në vazhdim në ditarin e Llakajt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.