Ndizem vetë e para...

Intervista - - MUZIKE -

Ka ardhur për ta ndezur, me këngën e saj më të fundit. E freskët, energjike, plot ritëm dhe sharm, rikthehet Anjeza Branka në këtë klip i cili pritej prej kohësh dhe që e justifikon më së miri pritjen. Një rikthim i fuqishëm i këngëtares që bashkë me atmosferën përreth, ka ndezur edhe një valë reagimesh për formën e saj perfekte dhe performancën e veçantë. Por nuk mbaron me “Nizma”. Shumë shpejt pritet të vijnë dy këngë të reja, njëra prej të cilave bashkëpunim. Për më tepër se kaq, Anjeza ju tregon vetë…

Arjana Bregu: - Anjeza, pas disa kohësh shkëputjeje nga klipet, kënga “Nizma”, që kishte kohë që pritej, ndezi reagime dhe komente të shumta. Ishte ky rikthimi i duhur?

Anjeza Branka: - Po, ky mendoj se ishte pikërisht rikthimi i duhur. Ishte një projekt me të cilin kisha kohë që merresha dhe punoja intensivisht për të. Jam shumë e kënaqur nga komentet e deritanishme të fansave.

- Çfarë mendon veçanërisht Leanzo, për klipin?

Kur ndizet Anjeza…

E ndez një cigare kur… ma

do qejfi. Më ndizet gjaku vetëm nëse… ka muzikë të bukur. Nëse makina nuk më ndez në mes të rrugës, atëhere… e lë në mes të rrugës dhe marr tak

si. Për të ndezur atmosferën në skenë, unë… ndizem për

para vetë. (Qesh) Me drita fikur… Asnjëherë!

(Qesh)

- I pëlqen kënga dhe çdo ditë më tregon për komentet që merr nga shokët e klasës.

- Ka rëndësi se kur e publikon një klip apo nëse ai është i bukur, nuk ka rëndësi se kur e publikon atë?

- Normalisht, ka rëndësi sepse kot nuk thonë që reklama është shpirti i tregtisë. Gjithsesi, them se kam marrë vendimin e duhur që e kam nxjerrë tani. Këtu gjej rastin të falenderoj “Max Production” dhe Arkiva shqip.

- Çfarë nuk duhet të mungojë asnjëherë në klipet e tua...

- Kërcimi.

- Ke arritur të kuptosh se çfarë duhet bërë për të qëndruar në këtë biznes?

- E kam kuptuar me kohë. Mbi të gjitha, duhet shumë punë cilësore.

- Ti je ndër të paktat nëna me linja të tilla… Çfarë bën për këtë?

- E përsëris, është gjithçka gjenetike.

- Çfarë e ndez Anjezën?

- Muzika e mirë.

- Çfarë nuhat menjëherë te një njeri që e takon për herë të parë?

- Jam një psikologe e mirë në këtë pikë, e kuptoj direkt nëse dikush ia vlen për t’i dhënë mundësinë ta kem shok apo shoqe.

- Ajo që e bën joshës një mashkull për ty?

- Të jetë mashkull.

- Një çmenduri që ke bërë në shopping?

- Bëj gjithmonë çmenduri të tilla. Çfarë më pëlqen, nuk e lë pa e marrë.

- Me çfarë krenohet Anjeza Branka?

- Me karrierën, familjen dhe vetëm me djalin.

- Me ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi, kemi kuptuar që jeta është kaq e shkurtër! Ti, çfarë kërkon prej saj?

- Besoj se e kam kuptuar si duhet jetën. Është shumë e bukur për ta jetuar. Unë i pres gjërat si të vijnë.

- Diçka prej së cilës ke hequr dorë...

- Shumë gjëra.

- Çfarë bën për t’i bërë të bukura ditët e tua?

- E shijoj çdo moment të jetës.

- Cili ka qenë mendimi i fundit mbrëmë, para se të flije?

- Sa herë shtrihem, falënderoj Zotin dhe ndjehem e lumtur çdo ditë, çdo sekondë.

- Zakonisht, ke ten- dencën të jesh e mirë me të tjerët?

- Nuk shtirem. Unë jam e mirë me të gjithë sepse në fund fare, nuk fitoj gjë duke qenë e keqe.

- Cila ishte gjëja e fundit që bëre?

- Kam shumë gjëra që nuk kanë fund. Sapo mbaroj një gjë, filloj një tjetër.

- Në çfarë lagjeje jeton, Anjeza?

- Te Vilat Gjermane.

- Për çfarë do ta lije Tiranën?

- S’do ta lija kurrë. Mund ta lija për pak kohë për ndonjë projekt të rëndësishëm artistik apo diçka tjetër, por përgjithmonë, kurrë!

- Çfarë ke në plan për në vazhdim?

- Së shpejti, publikoj edhe një klip të ri në bashkëpunim.

- Çfarë do të doje të ishin duke bërë fansat e tu tani?

- Duke “Nizmën”.

dëgjuar

- Cila është pjesa më e vështirë e të qenit nënë?

- S’e shoh aspak të vështirë.

- Vargjet e preferuara nga këngët e tua?

- Nizma senin, ta djegim venin, nizmi këta e ke me pa.

- Nëse do të bëje një duet me kë do, me cilin do të ishte?

- Me Jay Z.

- Dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë...

- Çdo dhuratë ngelet e bukur për mua.

- Cili është vendi i fundit që ke vizituar?

- Prishtina, një nga qytetet që e dua më shumë.

- Si do të ishte Anjeza në versionin mashkull?

- Do të isha një burrë shumë i mirë, perfekt. (Qesh)

- Nëse do të doje të kishe një superfuqi, cila do të ishte ajo?

- Të isha e padukshme.

- Mund të më përshkruash një eksperiencë në të cilën je ndjerë më e lumtur se kurrë?

- Ardhja në jetë e djalit, ka qenë momenti më i bukur i jetës sime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.