Adelina Tahiri: Nuk jam fejuar!

Intervista - - JAVA VIP -

“Doja të sqaroja diçka. Unë nuk jam fejuar, unazat janë vetëm dhurata që ne kemi bërë për njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që jemi fejuar. Doja ta sqaroja këtë situatë sepse shoh që ka kaq shumë revista që flasin për një gjë që nuk është e vërtetë dhe shpresoj të jetë mjaft e qartë”. Ka qenë ky reagimi i këngëtares Adelina Tahiri të cilën e kanë bezdisur disa fjalë të përhapura sikur ajo është fejuar me të dashurin e saj. Adelina është tashmë e lidhur prej disa muajsh me ish-të dashurin e koleges së saj, Anjeza Branka. Lidhja e tyre u sulmua shumë nga fansat e Anjezës, megjithatë ata të dy ende vazhdojnë të përjetojnë dashurinë e tyre. Por, edhe pse i kanë dhuruar un- aza njëri-tjetrit, Adelina e mohon kategorikisht të jetë fejuar, megjithëse kjo duket të jetë një përpjekje e dështuar e këngëtares, duke qenë se në fillimet e tyre ajo edhe e mohoi lidhjen me ish-të dashurin e koleges Branka, ndaj si zor t’i besojmë më...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.