Aurela Hoxha, “nuse”

Intervista - - JAVA VIP -

Koleksioni me fustane nusesh është biznesi më i ri që ka hapur së fundi Aurela Hoxha. Tashmë vajzat që vendosin të martohen, kanë edhe një mundësi më shumë për të zgjedhur fustanin e tyre. Pas Geraldina Sposa, Ami Event apo Class by Alketa, tani ato do të mund të zgjedhin linjën e fustaneve të Aurelës të cilët ka zgjedhur t’i reklamojë vetë ajo, falë linjave të saj perfekte. Kështu, posaçërisht për këtë rast, ajo ka realizuar një set fotosh ku tregon lloje të ndryshme fustanesh duke ua bërë më të lehtë zgjedhjen vajzave. Tani “Geraldina Sposa” e të tjerë kanë një tjetër konkurrent të denjë në llojin e biznesit që drejtojnë dhe ajo është një vajzë me shije si Aurela.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.