Getoari apo… Getoari? Ja, kopja e tij!

Intervista - - JAVA VIP -

E patë? Nuk e besoni?! Shikojeni prapë! Po, po, nuk është Getoari, edhe pse që të dy duket se ngjajnë si dy pika uji. Thuhet se të gjithë njerëzit e kanë nga një klon nëpër botë, por ja që reperi kosovar Getaoar Selimi e paska shumë afër, në Kos- ovë. Ai është një admirues i Getit, që e ka ndjekur e vazhdon ta ndjekë atë nëpër të gjitha koncertet e tij. Tani që e pamë, po mendojmë: Mos në ndonjërin prej koncerteve të Getit është duartorkitur djali në fjalë, në vend të tij? Zëvendësimi me të në raste emergjente ka qenë diçka e lehtë për t’u bërë… dhe ndoshta vijon të jetë kështu. Prandaj, tani e tutje, kur të shkoni nëpër koncertet e Getoarit, jini të vëmendshëm të shikoni nëse është vërtet Getoari, apo i ngjashmi i tij?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.