Hoakini mbron Alehandron dhe vret veten

Intervista - - TELENOVELA -

Refugio i tregon Monserratit dhe Viktorit se policia po përpiqet ta detyrojë Barahan që të thotë se Alehandro është ortaku i tij. Ndërkohë, Ezekieli rreh brutalisht Samuel Barahas që të nënshkruajë një letër që inkriminon Alehandron, por ai refuzon. Alehandro i kërkon Areçigas të thotë të vërtetën, nëse jo për veten, të paktën për vajzën e tij, Anxhelikën. Nga ana tjetër, Anxhelika është në gjendje kome, ndërsa Hoze Luisi i lutet që të luftojë për jetën e saj dhe të mos vdesë. Pedro i kërkon Hoakinit që të lërë një letër vetëvrasjeje, në të cilën të fajësojë Alehandron për të gjitha akuzat.

Alehandro e qorton Hoakinin që nuk ka deklaruar të vërtetën, por ky i jep një libër dhe i thotë se duhet ta lexojë atë. Refugio i thotë Dimitrit se duhet t’i japë një informacion urgjent Alehandros, por duhet ta bëjë fshehtas, pasi Almonte i ka të ndaluara vizitat. Hoze Luisi dhe Anxhelika shkojnë në burg për të vizituar Hoakinin dhe atje, mësojnë se ai ka bërë vetëvrasje. Në librin që Hoakini i ka dhënë Alehandros, është letra e tij e rrëfimit, në të cilën thotë se Pedro Moreno ishte ortaku i tij. Ndërkohë, Pedro i kërkon Ezekielit që të provojë besnikërinë e tij, duke bërë vetëvrasje.

Fabiola i tregon Sandros se ka marrë vesh që e ëma e Alehandros ka kaluar shumë vite në burg. Pedro i thotë Sandros se askush nuk e dinte që Benhamin Almonte kishte trashëgimtarë dhe përderisa askush nuk dinte asgjë, atëhere Alehandro mund të jetë një mashtrues. Dimitrio i jep policisë një dokument fallco që të ketë mundësi për të takuar Alehandron. Më vonë vjen Pedro dhe e qor- ton, por përballë tij, Dimitri i thotë Alehandros që të mos e pranojë se ka marrë para nga Barahas, pasi nuk ka dëshmitarë kundër tij dhe Pedro tërbohet. Menjëherë Dimitri kërkon Hoze Luisin të cilin e informon se Alehandro ka letrën e rrëfimit të Hoakin Areçigas. Sandro i thotë Pedros se, nëse nuk kanë prova të mjaftueshme për t’i hequr Alehandros trashëgiminë, ata mund të bëjnë biznes me të dhe Medina thotë se është dakord.

Monserrati viziton Alehandron dhe ai i tregon se Hoakini ka lënë një letër në të cilën rrëfen se ai është i pafajshëm, ndaj liria e tij është çështje ditësh. Ajo lumturohet. Graciela i tregon Fabiolës se kur u martua, Anxhelika mori menjëherë trashëgiminë e gjyshes së saj, kështu që kur ajo të vdesë, të gjithë këtë pasuri do ta trashëgojë Hoze Luisi. Në funeralin e Hoakinit, Fabiola përfiton për t’i thënë Hoze Luisit se Monserrati vazhdon ta dashurojë...

Maria viziton Alehandron në burg dhe mundohet t’i fusë atij mendime të këqija për Monserratin, duke i thënë se ajo vazhdon të takohet me Hoze Luisin. Nadia dhe Viktori vizitojnë Barahasin, i cili u thotë se më parë pranon ta vrasin se sa t’ia hedhë fajin Alehandros. Fabiola i tregon Sandros se është njohur me Hoze Luis Alvarezin dhe se një ditë, do të martohet me të... Nadia mëson se është shtatzënë dhe i tregon Monserratit. Maria arrin t’i vjedhë At Anselmos letrën e Hoakinit dhe i tregon për këtë Pedros.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.