Kim Kardashian, i tregon të gjitha!

Intervista - - INTIMITET -

Këtë muaj kemi nudon e Kim Kardashianit, Lara Stounin (modele) që shfaqet topless për të protestuar kundër rregullimeve me Photoshop, si edhe dhënien e çmimeve për skenën më të keqe të seksit të shkruar në një roman, Bad Sex Award 2014.

2. Seedfeeder, ilustruesi i seksit në Wikipedia

Ju nuk e njihni Seedfeederin, megjithatë, nëse jeni futur në faqet më të prapa të Wikipedias (për shembull, në faqen mbi kunilingusin), mund të keni vënë re punën e tij prej artisti anonim. Kështu, një gazetar amerikan, Andi Kash, vendosi të bënte një hetim për të parë se kush fshihej pas këtij pseudonimi dhe, në pamundësi për të takuar Seedfeederin misterioz (pyetja e tij mbeti pa përgjigje), ai vendosi të hapte një hetim.

Duke lexuar komentet e faqeve të Wikipedias ai nxori përfundimin se Seedfeederi është një “burrë, metis, amerikan, heteroseksual”, i cili ka gjasa të jetë inxhinier mekanik me profesion dhe “amator i thekur” i artit grafik. Sipas fjalëve të vetë Seedfeederit, për ilustrimet e tij, pak a shumë të thjeshta, me një sfond bojëqielli, ai është frymëzuar nga

3. Filmi i parë erotik, i filmuar me dron

Videoja Drone Boning, e kineastëve Ghost+Cow është realizuar me anë të një droni. Në të mund të shohësh çifte që bëjnë dashuri, në mes të një natyre me peizazh mahnitës, si për shembull në mes të vreshtave, rrënojave, apo në breg të detit. Ky filmim, i shoqëruar me një muzikë magjepsëse të Taggart dhe Rosevud, lar gohet nga mënyrat klasike të xhirimit të një filmi pornografik apo erotik dhe na ofron pamje mbresëlënëse të disa çifteve amatore (regjisorët nuk donin profesionistë). Megjithëse Ghost+Cow kanë bërë edhe më parë xhirime me dron, është pikërisht Drone Boning që ka bërë bujë në internet, duke ngacmuar dëshirën e spektatorëve për të parë.

6. Në Turqi përdoren rikat për të folur

për edukatën seksuale

Qeveria islamo-konservatore turke bëhet edhe më e mbyllur dhe shembull është censurimi i një libri shkolle biologjie. Në edicionin e ri të librit në fjalë, i destinuar për fëmijët 10-11 vjeçarë, janë hequr imazhet e seksit njerëzor që ilustronin kapitullin e dedikuar riprodhimit seksual, për t’i zëvendësuar me foto... arinjsh polarë, rikash, ose të një gruaje që mban në krahë një të porsalindur. Përveç censurimit të fotove, janë hequr edhe fjalët si “gjoks”, apo “virgjëri”. “Më parë, funksionimi i aparatit gjenital ishte shpjeguar me një mënyrë të përshtatshme ndaj zhvillimit të fëmijëve, siç ishte bërë edhe për zemrën, apo veshkat, është ankuar psikologu për fëmijë, Abdullah Tunali, ish-drejtues i sindikatës së mësuesve Egitim-Sen, por këtë vit libri i shkencës dhe teknologjisë së fëmijëve të klasës së gjashtë është censuruar në një masë të madhe, në përputhje me kodet morale të imponuara nga qeveria”. fletëpalosjet e rregullave të sigurisë, që i gjejmë nëpër avionë. Megjithatë, i mërzitur nga kritikat e shumta për punën e tij artistike (disa nuk e vlerësojnë ilustrimin, për shembull, të ejakulacionit në fytyrë, duke menduar se shpjegohet nga vetë përkufizimi, gjë që Seed- feederi i është përgjigjur se mund të përshkruash Kanionin e Madh ose kullën Eifel, por as njëri, as tjetra, nuk paraqiten pa foto), ilustruesi e ka ndërprerë aktivitetin e tij para dy vjetësh, duke lënë 48 vizatime në internet. I cilësuar si “artisti i madh i Wikipedias”, Seedfeederi i ka dhënë lamtumirën pa ceremoni Wikipedias në vitin 2012, duke bërë një koment ironik: “Lamtumirë dhe faleminderit për peshqit”. Më ironik akoma është fakti se, deri më sot, nuk e dinim se ekzistonte, ndërsa tani, na ka marrë malli për të!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.