Shkatërrova familjen e tij, njësoj si babi im…

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

Nëse dikush do të më kishte thënë gjatë kohës që isha adoleshente që në të ardhmen mund të bëhesha lesbike, do të kisha hezituar pak, por në fund do ta kisha besuar. Nëse dikush do të më kishte thënë pesë vjet më parë që një ditë do të puthja dikë që kishte dyfishin e moshës time, do ta kisha besuar, por më besoni se, nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë që në një të ardhme do të isha futur në një marrëdhënie dhe do të kisha shkatërruar një martesë, për këtë isha e sigurtë që nuk do të ndodhte kurrë.

Kam kaluar një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë, pasi jam rritur me prindër të divorcuar, për shkak të tradhtisë së babait tim me një vajzë më të re në moshë, prandaj tradhtinë e kam urryer gjithmonë. Ishte gjëja e fundit që më vinte ndërmend kur mendoja se një ditë do të lidhesha me dikë. Mendoja, po të më ndodhte, a do të isha aq e fortë sa nëna ime që e përballoi si një heroinë atë situatë? Për mua, tradhtia ishte diçka shumë e rëndë dhe gjatë ndarjes së tyre unë kalova një periudhë mjaft të vështirë. Tradhtia jo vetëm më shkatërroi familjen, duke m’i larguar prindërit nga njëri-tjetri, por më vuri edhe përballë vuajtjes së nënës sime dhe më bëri të urreja babain, me të cilin nuk pata kurrë një marrëdhënie të afërt. Ai krijoi një familje tjetër me atë me të cilën tradhtoi nënën dhe nga ai moment, ai u bë i huaj për mua.

Nuk i harroj sot e kësaj dite lotët e nënës sime që ndihej e zhvlerësuar si femër dhe e zhgënjyer si grua. Babai im, që nga ajo dite që u largua me të, nuk u bë më i gjallë, sikur edhe të pyeste për mua e jo më të kontribuonte në rritjen time. Kalova një adoleshencë të vështirë. Për këtë arsye, gjithçka mund të bëja në jetë, vetëm të tradhtoja dhe të prishja një familje, nuk do ta kisha bërë kurrë. Por nuk thonë kot, “kurrë mos thuaj kurrë”. Sot që po shkruaj këtë letër, i kam bërë të dyja, kam tradhtuar dhe kam shkatërruar një familje. Më vjen keq dhe më vjen turp ta pranoj, por mbi këto veprime kam ndërtuar lumturinë time.

Jam 33 vjeçe dhe që prej një viti, bashkëjetoj me një burrë 55 vjeçar. Mendoj se kam gjetur lumturinë e vërtetë, pavarësisht se për të arritur atë, më është dashur të shkel mbi parimet e mia dhe të lëndoj disa njerëz. Më besoni, më vjen keq për ta, por me sa duket, çdo gjë e ka një çmim dhe ky paska qenë çmimi i lumturisë sime. Në moshën 23 vjeçare, kur sapo kisha mbaruar shkollën e lartë, u fejova me një djalë dy vjet më të madh se veten. Në atë kohë më dukej zgjedhja e duhur. Ishim në shkollë bashkë, prandaj edhe fejesa erdhi natyrshëm. Ishte më shumë një formë për të vënë në dijeni familjet sesa dëshirë për të nxituar rreth krijimit të një familjeje. Pesë vjet më vonë, ngela shtatzënë. Në momentin e parë që e mora vesh, ndjeva një lloj frike, sepse

Unë që ju shkruaj jamAfërdita. Lexova rubrikën tuaj të mëkateve dhe vendosa t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur disa vjet më parë. Tani jam 21 vjeçe.

Në atë kohë shkoja në shkollë të mesme dhe jetoja në një fshat, ndërkohë që sot jetoj në një qytet më të madh, por nuk jam e kënaqur. Ëndrra ime është që të vij në Tiranë, jo edhe aq shumë për ato gjëra që synojnë shumica e të rinjve, si shkolla apo mundësitë, sesa për faktin që dua të kërkoj atë që më bëri të dashurohesha në errësirë, atë që edhe sot e mendoj me lot në sy.

Gjithçka ndodhi në dasmën e motrës sime. Ato qenë ditë shumë të bukura për mua. Doja t’i ndihmoja të gjithë, të bëja çfarë mundesha, hidhesha përpjetë sa herë që motra provonte fustanin e bardhë. Isha në qiellin e shtatë. Nuk mendoja për asgjë tjetër veçse për ditët e dasmës që mezi po i prisja. Motra ime vendosi të bënte katër ditë dasëm. Dita e parë shkoi me shumë rrëmujë, por ishte edhe shumë e bukur. Unë ndihesha shumë e lodhur. Po përpiqesha të çlodhesha pak dhe të flija kur dëgjova trokitje në derën e jashtme. Dëgjova edhe babain që doli dhe se me kë po fliste. Zgjata kokën nga dri- ndihesha shumë e papërgatitur. E-ja, në momentin që e mori vesh, u lumturua pa masë dhe donte që ta mbaja, ose më saktë, nuk më tha asnjë fjalë që mund ta hiqja. Unë mendoja më gjatë, se e kishim jetën përpara dhe nuk doja që t’u futeshim halleve që në atë moshë. Kështu, veprova sipas kokës sime, shkova e abortova atë fëmijë dhe E-së i thashë se bëra disa analiza dhe mjekja më detyroi që ta hiqja për shkak të një problemi që atij ia shpjegova në mënyrë të detajuar. Nuk e kuptoj dot as tani se si arrita në një kohë aq të shkurtër të bëja diçka të tillë dhe se hyra në gjynah edhe me E-në, edhe me foshnjen e pambrojtur.

E-ja u mërzit shumë dhe më kërkonte t’i jepja shpjegim se duhej ta kisha sqaruar më parë me të dhe unë u justifikova me faktin që nuk doja ta mërzisja. Në kohën që isha e fejuar me E-në, unë jetoja sa në shtëpinë e tij, sa në shtëpinë time, prandaj e pata atë liri që të kryeja atë abort dhe E-ja të mos ishte i pranishëm. Ishte gabimi më i madh që e hoqa atë fëmijë. Bëra një krim. Tre vjet më vonë, asgjë nuk kishte ndryshuar në jetën tonë, por diçka ndryshoi në ndjenjat tona, të paktën për mua. Pas vite të tëra sorollatjesh, më në fund fillova punë. Ishte një punë prej vërteti, ndryshe nga punët që kisha bërë deri atëhere. Aty nisi të ndryshonte jeta ime. Me të fejuarin shkoja mirë, edhe pse nuk kishim ato emocionet e fillimit të lidhjes, kur mezi pris- tarja. Brenda u fut një djalë me një çantë në dorë. Babi i thirri mamit dhe më pas nuk dëgjova gjë. Qëndrova edhe pak duke pyetur veten kush ishte ai njeri, por pastaj më zuri gjumi. Të nesërmen, kur u ngritëm për të ngrënë mëngjes, babai na prezantoi me një kushëririn tonë të largët, i cili kishte ardhur nga Italia.Ai jetonte në një fshat tjetër, por kishte ardhur tek ne për dasmën e motrës. Ai na tha që duhet të silleshim mirë me të dhe të mos e bezdisnim. Në fakt, sapo iku babai, unë dhe motrat e mia nisëm që ta rrethonim Dhimon dhe ta pyesnim për çdo lloj gjëje. Ai na tha se do të rrinte deri sa të mbaronte dasma dhe pastaj do të ikte. Po atë ditë do të vinte edhe një shok i tij. Qëndruam edhe pak me të dhe pastaj ikëm për t’u bërë gati. Një ditë tjetër na priste.

Në darkë, teksa kishim shtruar darkën e familjes sonë dhe po prisnim njerëzit, pashë kushëririn tim me një djalë shumë simpatik. Nisa ta shihja dhe nuk po ia shqisja sytë. Ishte aq i bukur! Ishte veshur edhe shumë bukur! Kur vura re që edhe ai po më shihte, ula sytë nga turpi, nim të takoheshim. Kishim mbi 7 vjet të lidhur, ajo flaka e parë ishte shuar dhe kishte mbetur vetëm vlerësimi për njëri-tjetrin. Ish-i fejuari im as sot nuk e pranon këtë, por jam e bindur se kështu ishte edhe nga ana e tij. Nuk isha keq me të fejuarin, por nuk kisha “flutura në stomak”, mungonte surpriza në marrëdhënien tonë. Nisa të krijoja shoqëri të re. Deri në atë kohë isha shoqëruar më së shumti me njerëz afër moshës sime, por në punë unë isha më e vogla, të tjerët ishin më të mëdhenj, gjysma e tyre mund të kishin moshën e prindërve të mi.

Aty u njoha me A-në, i cili është sot bashkëjetuesi im. Ai kishte shumë humor, e vendoste gjithmonë veten në qendër të vëmendjes, ishte i lirshëm dhe dinte të argëtohej. Edhe pse kishte dyfishin e moshës sime, më dukej shumë tërheqës, ndoshta për shkak të asaj sigurisë që e kishte pjesë të natyrës së vet, ndërsa shumicës së djemve të rinj, u mungon. U miqësova shpejt me të, pa e menduar se ç’rrugë mund të merrte kjo miqësi. Kujt do t’i shkonte ndërmend se mund të lidheshim? Mua, kurrsesi! Ishim të hapur me njëritjetrin. Ai më tregonte për familjen e tij, për vajzën, që e kishte pak vite më të vogël se unë. Për të fliste pothuajse gjithmonë. Duke qenë se nuk u nis për të më joshur, nuk ma fshehu që ishte i martuar dhe që kishte familje. Sa më shumë kohë kalonim me njëri-tjetrin, aq më por në fakt e ndieja që ai vazhdonte të më ndiqte me sy, kudo që shkoja. Edhe unë e shihja herë pas here.

Teksa po kërceja me kushëririn tim, e pyeta kush ishte ai djali. Ai qeshi dhe më tha që ishte shoku i tij i ngushtë, me të cilin kishte ardhur nga Italia. “Pse qesh?”, e pyeta. “Sepse edhe ai më pyeti për ty!”, më tha. “Vetëm ki kujdes, unë e di ç’mendon babai yt për këto gjëra!”.

Unë u skuqa dhe ula kokën, por mendja më qëndronte tek ai. Ëndërrimet e mia i prishi mamaja e cila më thirri dhe kur shkova pranë saj, më tha që duhet të merrja në qilar nga ajo vera e mirë që ruante babai. U nisa me vrap, pasi nuk doja të humbisja asnjë moment nga ajo darkë.

U futa në qilar dhe nisa të merrja nga vera e mirë e babit kur dëgjova një zhurmë. Ktheva kokën, por nuk kishte njeri. Nisa të merrja sërish verë, por dëgjova prapë zhurmë.

“Ka njeri?”, ngrita zërin. Ktheva kokën dhe pashë fytyrën bukuroshe të shumë më bënte për vete. Arrita tek ajo pikë që nuk doja ta pranoja as vetë se kisha simpati për të dhe se po më tërhiqte çdo ditë e më shumë. Thuajse 3 vjet më parë, pasi festuam Krishtlindjet me kolegët e punës, u ofrua të më shoqëronte me makinë. Atë natë e tradhtova të fejuarin. Ishte më e fortë se unë dhe nuk munda t’i rezistoja A-së. Kur shkova në shtëpi, ndihesha keq. Nuk doja ta përsërisja gabimin e asaj nate, por nuk i thosha dot jo atij gabimi. Të dy e dinim që po gabonim, por nuk frenoheshim dot. Nuk i kërkuam asgjë njëritjetrit, por për mua ishte e kotë të vazhdoja me të fejuarin. I thashë se nuk isha vajza që kishte njohur tetë vjet më parë, që nuk ndjehesha gati të krijoja një familje me të dhe u ndamë. Ai nuk më besoi, më akuzoi se e tradhtoja, gjë që unë nuk e pranova, edhe pse ishte e vërtetë. Siç ndodh në këto raste, më quajti kurvë. Nga ana tjetër, as që më shkonte ndërmend t’i kërkoja A-së të bënte edhe ai të njëjtën gjë, të ndahej nga gruaja. E kuptoja që nuk ishim në pozita të barabarta dhe nuk doja të shkatërroja një familje. Ashtu si pa e kuptuar kaloi më shumë se një vit dhe A nisi të më fliste për një jetë të përbashkët. Pa ia kërkuar, më thoshte se do ta linte gruan, por nuk i merrja seriozisht fjalët e tij. Të gjithë burrat e martuar thonë se do t’i lënë gratë, por në fund, asnjëri nuk e bën. Nuk ma mori mendja se një ditë, ai djalit që kisha gjithë darkën që e shikoja. Qesha. Ai m’u afrua dhe më tha:

“Të të ndihmoj që ta hedhësh verën?”. Pa i thënë “po”, ai m’u afrua dhe nisi të më ndihmonte. Mbaruam dhe i thashë që duhet të shkonim, por kur po dilnim ai më kapi nga krahu dhe m’u afrua. Nuk po dija çfarë të bëja. Ai më puthi. Drithërima të forta ma përshkuan trupin. Pastaj, ai më vuri dorën në supe dhe më tha që të dilnim se po na prisnin.

Gjatë gjithë mbrëmjes shihja vetëm nga ai. Kërcyem një herë bashkë, por aq sa mund të kërcesh kur ke edhe prindërit rrotull. Më tha që ishte kthyer nga Italia dhe kishte vendosur të qëndronte në Tiranë, tek prindërit e tij, të cilët e kishin shtëpinë afër stacionit të trenit.

“Do të shihemi prapë!”, më tha dhe u largua për te kushëriri im.

Më pas nuk u takuam më. Dasma mbaroi dhe në mëngjes të gjithë u larguan. Kushëriri im përcolli mikun e tij dhe më pas u kthye. Unë isha gjithë sy e veshë për të marrë vesh ndonjë gjë, por nuk munda. Dëgjova vetëm Dhimon që do të vinte dhe do të më thoshte se donte të jetonte me mua dhe se po ndahej nga gruaja. Atë ditë i thashë se nuk ishte e nevojshme të ndahej nga gruaja për të qëndruar me mua, por ai e kishte vendosur. Pati me të bijën pothuajse të njëjtat probleme që kisha unë dikur me tim atë. Më vinte keq për të, edhe pse kjo mund të tingëllojë hipokrite. Doja të shkoja të jetoja me të sepse e doja dhe e dua akoma sot, por nuk kisha se si t’ia thoja mamit tim. E dija që ajo nuk do të më kuptonte. Duke e zbuluar pak të vërtetën, i tregova për lidhjen time. Që nga ajo ditë, edhe pse reagoi shumë më mirë nga ç’e prisja, ime më nuk reshti kurrë së më thëni se edhe unë jam tradhtare, njësoj si im atë.

Por... njeriu qenka qenie egoiste, nuk vendoska gjë tjetër veç lumturisë së vet. Edhe unë shkela mbi parimet e mia për të qenë e lumtur, sepse tek e fundit, një jetë kemi. Ndoshta do të ishte rasti që ta mirëkuptoja edhe atë që bëri im atë vite më parë, por meqë jam egoiste, atë nuk e mirëkuptoj dot dhe tim atë nuk e fal dot, që nuk m’u gjend pranë viteve të fëmijërisë. Nuk do të kisha dashur të lëndoja askënd, por ja që nuk mund t’i thosha “jo” shansit për të qenë e lumtur. I mirëkuptoj të gjitha paragjykimet që mund të keni për mua, pasi të lexoni historinë time, por mua kjo gjë më bën të lumtur dhe nuk ia mohoj dot vetes... i tha babit se e kishte përcjellë shokun e tij dhe ai e falënderonte për mikpritjen, por nuk e pyesja dot ku kishte shkuar ai.

Ditët e tjera shpresova që ta shihja, por ai nuk erdhi. Megjithëse u kënaqa, prapë mendja më rrinte tek ai dhe tek fakti që doja ta takoja sërish.

Pas dasmës, kushëriri im u nis për në fshatin e tij. Nuk e mora më vesh se çfarë u bë me djalin tim.

Që nga ajo kohë mendoj vetëm për të. E gjithë dita më shkon duke pyetur veten çfarë është duke bërë, nëse po më mendon, nëse ka gjetur ndonjë vajzë tjetër apo është larguar prapë. Kam fiksuar që shtëpia e tij ishte afër stacionit të trenit dhe fiksimi im është që të shkoj në Tiranë dhe ta kërkoj. Deri tani nuk e kam pasur këtë mundësi. Tani kemi lëvizur nga fshati në qytet dhe shpresoj që ndonjë ditë të kem mundësi ta takoj sërish. Ndoshta ai lexon këtë letër dhe vendos të vijë vetë tek unë. Unë di vetëm që ka rënë në dashuri kokë e këmbë dhe nuk do të jem mirë derisa ta takoj sërish. Atëherë jeta ime do të marrë kuptim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.