Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

T’u prehtë shpirti në paqe, E bukura ime! Dhe rruga e gjatë që, tutje gjarpëron. Tymnajës së pakufi, përmes i shkon, e shpon. E çan mjegullën e rëndë, thithur përdhe. Që hapur portat e bardha, la ndër ne. Ne hyjmë portave të bardha të ajrit, Nëpër labirinthe, shkelim gjurmët e tjetrit. Si tokën a rërën, duam të gëlltisim një copë re. Dhe ata lart, po qeshin me ne. Rruga në tymnajën e grisur dredhon. Dhe me bisht si gisht, fatet na dikton. Ne luftojmë e ndajmë, por pa e ditur vemë. Të gjithë andej nga, në fund, ardhja vjen.

Klevis Bakillari

Mendimi

Miltiadh Davidhi

RRUGË E BARDHË (nga një udhëtim nën mjegull)

Si dru i bukur rritesh, në vargjet e mia, si dru shekullor, që era s’e tund. Të gjitha gërmat, nga A-ja te Zh-ja, të japin një dritë të pafund. Me tridhjetë e gjashtë gërmat e alfabetit, unë shkruaj e shkruaj si mund. Të mbështjell me njëmijë metafora, druaj, mos të shohin, gjëkund.

Ollga Selamni (farmacistja)

Meditimi i një muzgu

Frymonte shpirti buzës së detit Dhe pafjalësia bëhej art. Nuk vinte më zhurmë e qytetit. Tashmë, çdo gjë u bë e qartë... Isha larguar nga fryma jote Buzës së detit në muzgun gri Do t’ jem pjesëtar i kësaj bote Pjesëtare e saj do t’jesh dhe ti... Isha larguar nga sytë e tu Me pafjalësinë në shpirt ngarkuar. Në muzgun gri e detin blu. Dua të them, ‘’isha larguar’’... Tanimë, jam larg prej teje. Aq sa edhe dielli në perëndim. Nga ty që endesh nëpër deje Nga ty që të quaja, gjaku im... Do t’kem ty brengë a nostalgji Ndoshta ditar mbushur kujtime. S’kam frikë si do t’shpëtoj nga ti. Frikën ia kam unë vetes sime! Si të shpëtoj nga ky që jam Nga muzgjet mbushur meditime. Një distancë pa fund na ndan Pa fund, sa dashuria ime!

Arsyeja veten kërkonte

Me je bërë mendim i natës ditën ndjekje në udhë pa kthim paqartësi që vetëm zgjatet sekret që fshihet në një pendim. Trokite lehtë e pa arsye dera e zemrës u hap vet’ me shkelm të shenjtë aty godite pastaj ike nëpër terr. E kërkoja unë arsyen mes sinqeritetit, humbur pa zhurmë në çdo kthinë veç dhembja gjendej në çdo shikim, pyetje pa fund

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.