Ish-burri nuk paguan detyrimet për fëmijët...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Përshëndetje zonja Emanuela! Më vjen shumë keq për gjendjen e vështirë ekonomike që po kaloni. Kjo nuk do të thotë që ju të dorëzoheni, pasi njeriu i kalon vështirësitë duke besuar te vetja dhe duhet të bëhet gjithmonë optimist për jetën e familjarët që e rrethojnë. Ju jeni me fat që keni dy fëmijë dhe, kur një marrëdhënie në çift nuk ecën ashtu siç duhet, divorci është zgjidhja më e mirë për çiftin dhe fëmijët.

- Përsa i për ket pyetjes suaj, prindi apo kushdo tjetër i afërm i fëmijës ka të drejtë të hapë llogari në bankë për fëmijë nën moshën 18 vjeç. Llogaria bankare i përket vetëm fëmijës, ai nuk mund

-

të tërheqë para nga llogaria derisa të fitojë zotësinë për të vepruar, pra, duhet të mbushë moshën 18 vjeç dhe pasi ka mbushur këtë moshë, mund të kryejë veprime bankare, pra, të tërheqë para. Asnjë person tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë llogari dhe të kryejë veprime bankare. Ju nuk keni të drejtë të kërkoni para nga llogaria e fëmijëve tuaj. Ata, pasi mbushin moshën 18 vjeç janë të zotë për të vepruar, mund të kryejnë veprime vetëm në emër dhe për llogari të tyre.

Ju keni bërë divorcin në gjykatë dhe në vendim është përcaktuar edhe shuma që bashkëshorti duhet të paguajë për fëmijët. Bashkëshorti duhet të paguajë detyrimin që është përcaktuar në vendimin e gjykatës. Në qoftë se ai refuzon ta paguajë këtë detyrim, ju mund t’i drejtoheni gjykatës ku është vendosur për zgjidhjen e martesës, për të kërkuar lëshimin

Duraj Law Firm Rr. "Kavajës", Pll. "Pienvis", K. 3, No. 11. Tirana-Albania

e urdhërit të ekzekutimit. Pasi të merrni vendimin për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, duhet të drejtoheni në një zyrë përmbarimi privat ose shtetëror, për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

- Marrim rastin kur në vendimin e zgjidhjes së martesës nuk është përcaktuar detyrimi ushqimor që ishbashkëshorti duhet të paguajë për fëmijët ose nëse kjo vlerë nuk është reale, përshtatur me gjendjen e tij ekonomike.

Edhe në këtë rast, Kodi i Familjes i jep të drejtë nënës për t’u drejtuar në gjykatë dhe të kërkojë detyrimin ushqimor në raport të drejtë me të ardhurat e bashkëshortit dhe me nevojat e fëmijëve. Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar për këto raste, ndaj nëse ju vendosni për të ndjekur rrugën ligjore, mund të na kontaktoni në adresat e mësipërme. Ju falënderoj që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.