Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Familja e ishbashkëshortit - Kam parë në ëndërr familjen e ish-bashkëshortit tim. Shoh në ëndrra sikur e gjithë familja e tij më përkrah, vetëm ishi im nuk më afrohet, por largohet gjithmonë nga unë. Tani, unë jam martuar me dikë tjetër, por dua të di, çfarë do të thotë?

- Do të thotë që ju nuk jeni shkëputur psikologjikisht nga ish-bashkëshorti juaj. E mendoni dhe njëkohësisht, njerëzit e tij ju mendojnë disi, duke qenë se tashmë ju në sytë e tyre keni vazhduar një jetë të re. Pra, ëndrra nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, përveçse ju jep një mesazh që të shikoni përpara dhe të mos mendoni aspak se çfarë mendojnë ata. Tashmë, keni vazhduar një jetë të re dhe përkushtojuni totalisht asaj, pa menduar se çfarë thotë dynjaja. Kështu, edhe ëndrra të tilla, të jeni e sigurtë se nuk do të shihni më.

Te shtëpia e të dashurit - Ju lutem, ma shpjegoni pak ëndrrën time. Po përgatitesha me familjen që të shkoja te familja e të dashurit. Shkuam atje dhe ata ishin shumë mikpritës, por familjen time nuk e pashë asgjëkundi, isha vetëm. Isha pranë të dashurit, i cili lumturohej për praninë time. Jam në merak. Çfarë kuptimi ka?

- Ëndrra ka dy anë të med- aljes, varet se cila do t’ju prekë juve më shumë. Ndodh shpesh që ëndrrat tregojnë të kundërtën, por edhe dalin ashtu siç i shikoni. Në këtë rast, ëndrra juaj tregon marrëdhënien që keni me të dashurin, ndjenjat tuaja, që duken të forta. Mikpritja e familjarëve të tij është një lloj pranimi nga ana e tij dhe e juaja për këtë lidhje, që ta forconi akoma më shumë atë. Shkuarja në shtëpinë e tij është një lloj sfide që do t’ju paraqitet në ditët në vazhdim. Lumturia e tij tregon frymëzim e lidhje të fortë sensuale. Ana tjetër e medaljes është që nëse ju nuk jeni mirë në këto momente në marrëdhënien që keni, do t’ju duhet të sfidoni problemet që do t’ju paraqiten dhe të mposhtni shqetësimet tuaja. Uroj të dalë më e mira për ju.

Shoh të njëjtën grua - Shoh shpesh në ëndërr sikur kam dy nuse. Një herë pashë sikur një zonjë më vështronte me kujdes, gjersa më bëri për vete. Kjo zonja më dilte edhe përpara, por tani filloi të më dalë përsëri në ëndërr. Ruaj disa copëza ëndrrash të veçanta me të, sikur asaj i ra gjilpëra përjashta, unë ia jepja dhe ajo e mbante në gojë. Më pas kam parë sikur isha në fshatin tim, po në shtëpinë time, sikur kjo më dha bukë thatë nga ato të

- I nderuar Tahip, këtu kam shkruar thelbin e ëndrrës suaj, sepse ju e kishit shkruar më me hollësi, por po ju them që ëndrra shpreh një gjendje konfuze në jetën tuaj, sidomos në atë private. Ndjeni tërheqje për dikë, ose ndjeni nevojën edhe për një femër tjetër, por nuk e pranoni me veten tuaj. Ju nuk ndiheni i plotësuar në jetën private. Ëndrra të tilla shprehin mungesë intimiteti, mungesë afeksioni, por që ndoshta e ndjeni vetëm ju, sepse nuk është se ju mungon realisht. Nga ana tjetër, jeni një person që bëheni pak me fiksime, sidomos pas kësaj zonjës që keni parë shpesh në ëndërr. E mendoni shpesh dhe në njëfarë mënyre ushqeni ndjenja të çuditshme për të, por në të njëjtën kohë, ju duket absurde kjo ndjesi. Prandaj edhe e shikoni kaq shpesh. E mendoni ditën dhe e shikoni në ëndërr natën, kjo është e gjitha. Ju jeni në luftë me veten dhe dëshironi ta jetoni jetën tuaj siç dëshironi ju, por nga ana tjetër, diçka ju pengon, ndoshta pjekuria që keni apo familja. Pra, ju ndjeni një lloj përgjegjësie dhe e frenoni veten në çdo gjë. Këtë shpjegim ka ëndrra, nuk parashikon ngjarje në veçanti. Gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.