A mund të zbulohet herët kanceri i gjirit?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë shumë fletushka për kancerin e gjirit muajin që kaloi. Unë nuk jam ndonjë moshë e madhe, ama dua të di, a është i mundur zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit? Çfarë duhet të dimë më shumë rreth tij dhe si duhet të veprojmë në çdo rast? Faleminderit.

Dr. Mehmet Rrodhe Patholog (Citolog):

- Faleminderit për letrën tuaj dhe interesin që keni për të mësuar rreth këtij lloj kanceri. Sot kanceri përbën një nga problemet më madhore mjekësore e shoqërore të karakterit social, ekonomik, psikologjik etj. Statistikat e OBSH-së tregojnë se deri në vitin 2015 do të ketë 24 milion pacientë të diagnostikuar me kancer. Një nga këto kancere është edhe kanceri i gjirit dhe qafës së mitrës, por për fat të mirë të femrave e grave, janë të vetmet kancere që zbulohen e trajtohen shumë herët. Të dhënat e sotme statistikore tregojnë se edhe në Shqipëri, rastet me kancer të gjirit te gratë janë në rritje, 600-700 raste në vit. Me rreth 100 raste me kancer të qafës së mitres, rastet në rritje janë

- I nderuar zoti Agron Islamaj! Jam Taulanti nga Fieri. Para 2 vjetësh u operova nga akalaria ezofagale. Shkak qe depresioni i madh që më shkaktonte nervozizëm ngaqë e mbaja përbrenda mërzinë. Prej gjashtë muajsh, kam vështirësi në frymëmarrje. Vizitat për mushkëritë dhe spirometria dolën mirë. Në fillim më kapi një shtrëngim shumë i fortë në pjesën e poshtme të kraharorit dhe m’u sforcua aq shumë frymëmarrja, sa kam ngelur edhe pa frymë fare dhe nuk e ndjeja ndryshimin e ajrit. Shoqërohej

shumë shqetësuese, gjë që e konfirmon edhe Prof. Dr. Agim Sollaku Shefi i Shërbimit të Onkologjikut në QSUT “Nënë Tereza” Tiranë. Sipas specialistëve të onkologjisë, shtimi i rasteve varet nga disa faktorë socialë, siç janë: Mjedisi (ndotja), mënyra e të ushqyerit, obeziteti, përdorimi në rritje i duhanit e alkoolit, ndryshimi i stilit të jetesës, trashëgimia familjare, disa sëmundje të tjera etj. Për këto arsye, sistemi ynë shëndetësor i jep informacion qytetarit për shkaqet e rrezikut, marrjen e masave parandaluese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit e trajtimin e tij. Sot këshillohet që vetë gratë të ndërgjegjësohen ta lënë turpin mënjanë e të vrasin friken. Femrat, edhe vetë duhet ta bëjnë ekzaminimin e gjirit.

Çdo femër, duke filluar nga mosha 20 vjeçe, duhet të bëjë çdo muaj vetëekzaminimin e gjirit. Mjekët rekomandojnë ekzaminim klinik të gjirit 1 herë në vit. Gruaja duhet të paraqitet te mjeku në rast se vë re shenja të tilla: Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normal për të (nuk duhet të shqetësohen nëse kjo u ndodh para periodave, pasi në shumë gra, gjoksi para periodave është pak i dhimbshëm dhe i fortë). Kur ka kokrra në gji ose në sqetull, skuqje, mahisje, en- jtje në gjinj apo rreth tyre, rrudhosje apo gropëzime të lëkurës së gjirit, kur njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë (në shumicën e rasteve, te gratë, gjinjtë nuk janë simetrikë, njëri është pak më poshtë se tjetri). Në rastet kur keni tërheqje nga brenda të thithave, rrjedhje, sekrecione apo gjak prej tyre. Në rastet kur keni histori familjare me kancer të gjirit apo me kancere të tjera. Çdo gjë tjetër që një gruaje nuk i duket normale në gji, duhet ta bëjë atë të shqetësohet dhe të kërkojë një mendim të specializuar.

- Kini parasysh se jo të gjitha gjendrrat apo shenjat që vihen re në gjendrrat e gjirit janë kancer, megjithatë pa frikë apo ankth gruaja duhet të drejtohet sa më parë te mjeku.

Ka edhe disa raste ku femra duhet të kryejë të paktën një herë në vit vizitë klinike te mjeku specialist dhe këto janë: Ardhja e mestruacioneve para moshës 12 vjeçe, lindja pas moshës 35 vjeçe, terapi hormonale zëvendësuese të paktën për dy vjet, histori familjare të sëmundjeve tumorale, disa sëmundje të tjera tumorale, sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST), përdorim i duhanit, alkoolit, obeziteti i theksuar etj. Parimi bazë i parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit është që ju të bëni këto kontrolle: Vetëkontroll çdo muaj të gjinjve, kontroll klinik çdo vit te specialisti, kryerja e mamografisë pas moshës 50 vjeçe, çdo dy vjet. Në rastet kur konstatohet diçka, duhet të bëni konsultë me mjekun specialist (mjeku onkolog), eko të gjirit + mamografi, citologji (biopsi), vendosje e diagnozës, trajtim mjekësor dhe shërbim. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë vajzat që u vijnë mestruacionet para moshës 13 vjeçe, kur lindjen e parë e bëjnë pas moshës 35 vjeçe, ato që kanë trashëgimi gjenetike e familjare me këtë sëmundje dhe ato që punojnë në vende pune me produkte kimike etj. Sot, Ministria e Shëndetësisë po përgatit programe të rregullta për depistimin e kancerit të gjirit te femrat, e kancerit të qafës së mitrës nëpërmjet një plani kombëtar depistues për kancerin e gjirit nëpërmjet mamografisë e kancerin në qafën e mitrës, duke bërë rregullisht pap-testet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.