Kam vështirësi në frymëmarrje

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

kjo dukuri me shtrëngimin e kurrizit, kraharorit, si dhe brinjëve. Arrita deri aty sa m’u paralizua trupi në kuptimin e plotë të fjalës, sepse shtrëngimet kockore nuk më linin të merrja frymë lirisht. Më shumë kam vështirësi kur eci në këmbë, kur përkul trupin dhe kur shtrihem për të fjetur, që të gjej një pozicion komod. Iu drejtova neuropsikiatrit në Fier, që më dha për mjekim zoloft dhe alprazolam me pika, të cilat më tepër më bënin nervoz e më jepnin pafuqi. Bëhem nervoz nga kjo sëmundje që më ka kapur dhe nuk po më lëshon. Nuk bëj dot as ecje të lirë, as gjimnastikë, sepse më keq bëhem. Me sa kam kuptuar, nuk kam nevojë për ilaçe psikotike, sepse e kam kaluar periudhën e depresionit të madh, por kam nevojë të çlirohem nga këto dukuri që përmenda, sepse të tilla ilaçe janë të rënda për mua tani. Ju lutem, më reko- mandoni ndonjë ilaç të mirë, që të gjej shërim, se po vuaj shumë. Me respekt, Taulanti.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: -

I dashur Taulant! Ashtu siç thoni edhe ju në letrën tuaj, për momentin vuani nga shqetësime nervore, që ne mjekët i quajmë “neurozë e ankthit”. Kjo dukuri ndodh në subjekte me sistem nervor të ndjeshëm, siç keni qenë edhe ju. Në këto raste, mjafton një shkak, sado i vogël ose i parëndësishëm që të japë shqetësimet që ju i përshkruani me hollësi. Në këto raste, krahas mjekimit, ju këshillohet të kini parasysh edhe këto gjëra: 1. Shëtitjet në ajër të pastër e në vende të qeta, jo në ambiente të zhurmshme e të mbyllura, si lokale, disko etj. 2. Shmangia e pijeve nxitëse të sistemit nervor siç janë kafeja, çaji i malit, ose europës, ose pijet energjike si për shembulll RedBull, B 52 etj. 3. Kur uleni me ndonjë shok, ose njeri të afërm në lulishte, mund të përdorni për shembull një çaj kamomil etj. Përsa i përket mjekimit, mund t’ju rekomandoja që të merrnit për momentin:

- Stugeron 25 mgr. 3 x 1 kokërr, pas buke

- Laroxyli 10 mgr. 2 x ½ kokërr nga ora 8.00-18.00, pas buke.

- Sol vigor Stress 10 ml. (flakon) 1 në 2 ditë, të pihet nga goja me pak ujë në mëngjes.

- Sol Energun 10 ml., 1 flakon të pihet në mëngjes, çdo 2 ditë, me pak ujë nga goja. Krahas këtij mjekimi, në dhomën e gjumit duhet të mbani vetëm një dritë nate, por jo radio, manjetofon, kompjuter, ose celular nën jastëk. Së fundi, edhe darkën duhet hani të lehtë dhe 1–2 orë para gjumit. Mendoj se kështu do të ktheheni gradualisht në normalitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.