HOROSKOPI 2015-BINJAKËT

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashuria: Dashuria do të jetë në portën tuaj gjatë vitit 2015. Erdhi koha që më në fund, durimi juaj të shpërblehet! Për të lidhurit, parashikohet një angazhim. Tashmë, ju duket më e lehtë thurja e planeve të përbashkëta dhe konkretizimi i tyre. Meqë një e mirë nuk vjen kurrë vetëm, të gjitha lidhjet tuaja, dashurore apo miqësore, do të jenë në lartësinë e dëshirës suaj. Përfitoni nga këto momente të fuqishme që do ta bëjnë më ritmik vitin. Për zemrat e vetmuara, japim një këshillë: Dilni, mos qëndroni brenda. Zbavituni, sepse gjatë verës mund të bëni një takim të bukur, të papritur. Pranojini të gjitha ftesat që ju bëjnë, por dëgjoni instiktin tuaj. Mbase ndërmjet atyre që flasin bukur, do të gjendet princi/princesha juaj e kaltër.

Puna-paratë: Prioriteti numër një do të jetë plotësimi i objektivave tuaja. Horoskopi juaj në fushën e punës parashikon se sakrificat që do të bëni, do t’i japin frytet e tyre. Megjithatë, duhet të përballeni me tensione nga ana e shefave. Kujdes, mos flisni kur jeni të zemëruar, sepse kjo rrezikon të ketë pasoja të këqija. Kryesorja është të qëndroni të përqendruar në projektet tuaja që, me gjithë stuhitë, do të konkretizohen në fund të vitit. Kështu, do të sqarohet edhe gjendja juaj financiare. Në vitin 2015, ju do të jeni të aftë të kontrolloni shpenzimet impulsive që mund të dëmtojnë buxhetin tuaj.

Shëndeti: Në kërkimin e ekuilibrit, 2015-a do të jetë viti kur do t’i bëni pyetje ekzistenciale vetes. Kjo do të jetë vitale për shëndetin tuaj psikik dhe qëndrueshmërinë fizike. Gjetja e zgjidhjeve të duhura do të ketë një ndikim pozitiv në gjithë aspektet e jetës suaj. Një fillim viti pak kaotik do të zëvendësohet shpejt nga dy tremujorë shumë më kon- struktivë. Bëni kujdes që të evitoni konfliktet gjatë kësaj periudhe. Këto të fundit do t’ju bëjnë më të brishtë dhe mund të pengojnë gjithë përpjekjet tuaja. Mendoni të forconi muskulaturën para verës, e cila është edhe stina kur do të dilni në plazh.

Periudhë e mirë për të reflfetuar mbi jetën tuaj dashurore apo miqësore. Disa do

Gjatë një pjese të madhe të vitit do të komunikoni ndryshe me të tjerët dhe jeta juaj shoqërore do të jetë në trasnformim të plotë.

Momentet e fundit të 2015-s mund të jenë të vështirë në familje dhe duhet të prisni grindje, ose situata problematike. Naomi Kampbell, Nikolë Kidman, Natali Portman, Kërtnei Koks, Kajli Minog, Anzhelina Zholi...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.