ATA QË NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Një pyetje deshëm t’i bënim këtë javë kryeministrit Rama, vetëm një pyetje: Do të rritet apo jo çmimi i energjisë elektrike? Se ai ka deklaruar më se një herë që çmimi nuk do të rritet, madje fjalët për rritjen e tij i quan “rrena SHQUP- i”. Por, ndërkohë, në buxhetin e ri thuhet se janë planifikuar 16 milionë dollarë për 204 mijë familje që do t’u kompensohet rritja e çmimit të energjisë elektrike (700 lekë për famil-

ALFRED PEZA

je). Po kështu , Enti Rregullator i Energjisë thotë se 72% e qytetarëve kosumojnë nën 300 kvv/orë, pra, paguajne me 7.7 leke kilovatin, ndërkohë që Berisha deklaron se me heqjen e fashës do rritet çmimi për mbi 90% të familjeve shqiptare. Si është e vërteta për këtë? Do të na e sqarojë kur të mundet, zoti Rama?

Këtë javë, deshëm të takonim edhe ish-kolegun tonë, gazetar, sot deputet, Alfred Peza, por nuk mundëm. Shkak për këtë u bë ajo çka ai kishte shkruar në Facebookun e tij se “Sot në Peqin, realizuam me sukses projektin për dhurimin e 10 lopëve të rracës irlandeze me rendiment 40 litra qumësht në ditë, për 10 familjet më në nevojë në komunat Karinë, Gjocaj dhe Përparim, një projekt që do të vijojë me të tjera familje në të ardhmen”. Nuk mund të rrimë pa pyetur ishkolegun tonë: Kjo është vallë detyra e deputetit: Të shpërndajë lopë e viça? Pse nuk ua lë këtë

SALI BERISHA

Na bëri kurioz këtë javë zoti Berisha më deklaratën e tij se “në grupin parlamentar të PS- së ka 19 deputetë vrasës, përdhunues, trafikantë e vjedhës”, ndaj nuk mund të rrinim pa i kërkuar një intervistë e ta pyesnim se cilët janë këta? Pse nuk i arrestoi ai ata kur ishte në pushtet? Pse nuk i thotë zoti Berisha emrat e tyre, nga frika, apo ngaqë… nuk i di? Ju, si do t’u përgjigjeshit këtyre pyetjeve, se ne nuk e takuam dot zotin Berisha këtë javë? detyrë OJQ-ve? Pse vepron njësoj si deputetët e tjerë që, ndryshe nga ai, nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër, veçse të falin para, dele e lopë? Pastaj, kështu do t’i zgjidhë ai dhe rilindasit e tjerë hallet e fshatit, duke dhuruar lopë për dhjetë fshatarë?! Po ata mijëra fshatarë që nuk morën lopë, çfarë do të bëjnë? Po lopa do edhe misër, edhe bar të hajë. Do japë edhe misrin zoti Peza? Po lopa, do edhe para për t’u mjekuar dhe për vaksina... Edhe këto do t’ua japë zoti Peza atyre të varfërve?!

Jemi të sigurtë se ato lopë mund të japin dhe japin me siguri votat e atyre dhje të familjeve, por kështu nuk rilindin mijëra familjet e tjera që u kanë dhënë votën socialistëve. Ndaj, më mirë se të falësh 10 lopë, që i ke marrë si ndihmë nga jashtë shtetit, apo nga ndonjë biznesmen të cilit i ke bërë ndonjë nder, “vrit mendjen” dhe propozo një ligj apo nje levë ekonomike për të ndihmuar jo 10, por 100 mijë fshatarë, apo 1 milionë shqiptarë...

LULZIM BASHA

Pas demonstratës së të shtunës, deshëm ta takonim edhe zotin Basha, ta përgëzonim për suksesin e asaj demonstrate, por edhe ta pyesnim për një frazë të fjalimit të tij që na bëri shumë përshtypje. Ai tha se: “Qeveria nuk duhet të punojë në favor të oligarkëve të rinj, por të publikut”. Nuk mund të mos e pyesim zotin Basha se, paska pasur edhe oligarkë të vjetër për të cilët qeveria tani nuk punon më?! Mos vallë edhe prej kësaj ai është “zemëruar me këtë qeveri”. Se ai, meqë ka mbaruar për filozofi, duhet ta dijë se oligarkët nuk krijohen për një ose dy vjet. Apo jo, zoti Basha?

ERION VELIAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.