Françeska Jaçe: Kam më tepër se ata që mendojnë se kanë fituar Françeska dhe e përditshmja…

Intervista - - TELEVIZION -

E dini çfarë ka ndodhur me Françeska Jaçen? Sigurisht, asgjë e keqe, përkundrazi! Nuk është as një nga ato lajme që të bëjnë të dalësh në kryetitujt e gazetave, ama është një nga ato gjëra që më së shumti i vlerësojmë në jetën e përditshme: Kjo vajzë, është me këmbë në tokë! Para tre vjetësh, ndërsa dilte nga Big Brother, Françeska ishte nga ato vajza që fama i ka marrë përpara; e bukur, elegante, një vajzë që binte në sy; çfarë mund të donte më shumë një 18 vjeçare nga jeta? Sot, ajo është një studente që veç të tjerash punon, duke marrë në dorë jetën e saj dhe, nëse duke parë fotot e saj mendoni se keni të bëni me një vajzë që është thjesht e bukur, ju siguroj që jo; ajo është më shumë se kaq. Dhe, si mund të mos jetë e këndshme një intervistë me një vajzë si ajo? Do të më jepni të drejtë kur ta lexoni!

- Kur dole nga Big Brother , ti ishe ende shumë e re dhe me synime për të vazhduar studimet… Ndërkohë, për ty nuk kemi dëgjuar të flitet më në këtë drejtim. Na trego, si po shkon jeta jote tani?

- Kur dola nga Big Brother isha veçse 18 vjeçe dhe normalisht, s’e njihja shumë realitetin në botën e televizionit. Tashmë kanë kaluar 3 vjet dhe kam vendosur t’u dedikohem atyre që realisht kanë rëndësi në jetë dhe janë fitimprurëse; shkollës dhe punës. Aktualisht, po studioj në Universitetin Mesdhetar të Tiranës.

- Çfarë synon aktualisht?

- E shikoj veten një diplomate të ardhshme...

- Veç modës, me çfarë po merresh?

- Punoj si menaxhere në një lokal nate.

- Herë pas here, bëhesh e gjallë me foto cool… Është taktikë për të mos u harruar, mes kaq shumë bukurosheve që synojnë famën?

- Jo, nuk është taktikë për të mos u harruar sepse unë nuk kam për t’u harruar!

- Ti, e synon famën?

- E synoja më parë, kurse tani që e kam realisht, nuk më bën përshtypje, sepse fama nuk është ajo që të jep lumturinë dhe as nuk të bën të pasur këtu në Shqipëri. Jashtë shtetit, po.

- Çfarë do t’u thoje gojëve të liga që thonë se je një nga ato personazhe që janë destinuar të humbasin?

- Unë humb kur dua dhe fitoj po prapë kur dua. Unë kam më tepër se ata që mendojnë se kanë fituar...

- A është babi, po aq “përkëdhelës” ndaj vajzës së tij, sa e kemi njohur në Big Brother?

- Po, normalisht, është po i njëjti, për të mos thënë edhe më tepër...

- Çfarë të ka këshilluar ai së fundmi?

- Së fundmi? Kanë qenë çështje ekonomike… “Kurseeee, Françeska!”. (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.