Bukuria dhe ti…

Intervista - - TELEVIZION -

- Françeska, a mund të jetë një vajzë e bukur, edhe e zgjuar?

- Po, unë besoj se një vajzë mund të jetë e bukur dhe e zgjuar. Bukuria është një fenomen që çdokush e vërteton në impaktin e parë, ndërsa zgjuarsia vërtetohet pas atij impakti, ndërsa bisedon…

- Ti, si ua vërteton këtë teori atyre që të rrethojnë?

- Si ua vërtetoj?! Thjesht, mundohem të jem unë që jam e t’i përcjell gjërat ashtu siç i perceptoj, të jem sa më e thjeshtë.

- Si e trajton veten një vajzë që bie në sy kudo që kalon?

- Ajo që ka tru në kokë, mundohet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo mendjemadhe.

- Si reagon ti ndaj vështrimeve të njerëzve?

- Me thënë të drejtën, mua, vështrimet e njerëzve më falin sadisfaksion dhe mundohem t’u buzëqesh.

- Më thuaj ngacmimin më pavend që të kanë bërë, ku dhe si ndodhi?

- Epo, zakonisht, këto janë ngacmime brutale që ndodhin në rrugë apo kur je duke ngrënë, që është gjëja më e bezdisshme!

- Veç bukurisë, ç’tipar tjetër i njeh vetes?

- Jam e thjeshtë në shoqëri dhe shumë e qeshur. Këtë ma vënë re të gjithë.

- Sa kohë i duhet një vajze të bukur për të dalë nga shtëpia?

- Një vajzë të bukur i duhet më pak kohë… ( Buzëqesh) Mjaftojnë 20 minuta, pasi ajo është e bukur vetë dhe për mua, bukuria qëndron te natyraliteti.

- Cila është gjëja më e çuditshme që ne nuk e

dimë për ty?

- Hëm, gjëja më e çuditshme… Harroj shumë e për çdo gjë, por mundohem ta fsheh dhe të mos bie në sy...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.