Mirko, pjesë e Agon Italia?

Intervista - - JAVA VIP -

Shumë shpejt do të nisë transmetimet një kanal i dytë i Agon channel dhe ai është Agon Channel Italia. Përgatitjet janë në fazën e fundit dhe pritet të finalizohen me një festë të bukur dhe programe të larmishme si: “Contratto”, “Una Canzone per 100.000, “My Bodyguard”, “La Fortuna Fa 90 (Kalibër 99) etj. Agon nuk do të ketë skemën e zakonshme të kanaleve italiane të mbushur me seriale, dokumentarë të ndryshëm, por do të jetë një kanal, pjesë e të cilit mund të jenë të gjithë. Shumë prej programeve do të kenë edhe versionin e tyre shqip dhe e anasjellta. Përveç kësaj, flitet se balerini italian, bashkëshorti i këngëtares Soni Malaj, Mirko, do të ketë një program të tijin në këtë kanal televiziv. Kjo mbetet për t’u zbuluar me datën 26 nëntor, datë kur kanali do të startojë programet e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.