Pas Norës, Sabina Dana zbulon se është 5 muajshe shtatzënë

Intervista - - JAVA VIP -

Të ngelurit shtatzënë dhe të bërit mama, tashmë duket sikur është kthyer në një traditë për t’u ndjekur nga femrat, kryesisht ato të ekranit. Kështu, këngëtarja Nora Istrefi ishte ajo që bëri të ditur vetëm para pak ditësh live në spektaklin “Dance with me” në të cilin ishte konkurrente, se është shtatzënë, madje ajo prej disa javësh ka kërcyer në skenë me bebin në bark.

Menjëherë pas Norës, një tjetër këngëtare zbulon shtatzaninë e saj. Ajo është Sabina Dana, e cila u fejua vetëm pak kohë më parë. Sabina është pesë muajshe shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëjë edhe dasmën. Fëmija që ajo pret është fryt i dashurisë që, edhe pse ende në bark, do të jetë i pranishëm në dasmën e prindërve të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.