Paguani më pak apo më shumë taksa?

Intervista - - ANKETA -

Ajeda Hasanaj

Po, taksat janë më të larta. Ne si amvisa e shohim këtë te produktet e shportës. Veza është rritur me 22 lekë kokrra nga 12 lekë që ka qenë. Fermerët që kanë fabrika e biznese private thonë se taksat po bëjnë që edhe vezët të importohen. Lëre pastaj vaji e të tjerat që duhet të jenë me bollëk. Nëse më parë, vajin e blije me 170 lekë shishen, sot është 220 lekë.

Miljana Kalemi

Shohim rritje çmimesh dhe taksash kudo, çka reflektohet në prodhimin bruto ose në sa lek na mbeten në xhep në fund të vitit. Sigurisht, jemi me minus. Nëse më parë për shembull kishe 100 mijë lekë kursime, këto vitet e fundit, s’ke fare, madje të priten krahët edhe për të investuar më tej.

Luan Cekani

Shohim rritje, sigurisht. Nëpër bashki ose dhe në zyrat e shtetit, tek Aluizmi për legalizimet, shërbime pa 50 mijë lekë të vjetra nuk ka. Të vete shtëpia shtrenjtë, veç nga dokumentet.

Zenuni

Janë ulur disa e disa do rriten. Nafta për shembull është ulur se e kanë ulur dhe vendet e Opekut. Ka qenë 184, kurse sot unë e bleva me 162 lekë.

Kujtimi

Ne që kemi biznese të vogla, paguajmë disa taksa si të mëdhatë. Nuk ka rëndësi metri katror tani, por xhiroja ditore në kasa. Të mbajnë 10% më shumë se fitimi ditor në xhirot e tjera. Qeveria do shlyejë FMN-në me taksat tona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.