Hyrremi mëson se një nga djemtë e saj do të vdesë

Intervista - - TELENOVELA -

Pyetjes së Sulejmanit nëse ka gisht në vdekjen e Mustafait, Hyrremi i përgjigjet se askush nuk është i pafajshëm... Nurbanuja është në duart e Dilshahut, kur bie dera dhe dëgjohet Gilshahu, e cila përpiqet të futet brenda. Selimi është duke pirë, kur vjen Fahrija dhe i tregon se Nurbanuja dhe Dilshahu po zihen e gjendja është shumë e keqe. Ndërkohë që Selimi niset për atje, më parë vjen Gazanferi dhe e vret Dilshahun. Kur vjen Selimi, e gjen atë aty dhe Fahrija urdhëron që ta marrin sepse ai nuk ka të drejtë të futet në haremin e Sulltanes.

Nurbanuja akuzon Fahrijen se e ka kurdisur ajo të gjithën, ndërsa Fahrija thotë se dihej tashmë armiqësia e Dilshahut ndaj Nurbanusë, sidomos pas momentit kur nuk e lejoi të futej në dhomën e Selimit. Selimi mërzitet me këtë sjellje të Nurbanusë, e cila nuk tërhiqet, përkundrazi, thotë se Fahrija ka marrë urdhër nga Hyrremi që ta vrasë. Ai e merr më vete Fahrijen dhe i thotë se e ka lënë Nurbanunë në duart e saj dhe se, për çfarëdolloj gjëje që mund t’i ndodhë, do të përgjigjet Fahrija. Kjo e fundit, i thotë se duhet të marrë masa ndaj Gazanferit, që ka hyrë në haremin e gruas së tij...

Atmaca i shfaq Bejaziitit dyshimet e tij se Lala i dërguar te Selimi është besnik ndaj Hyrremit dhe në fillim do t’i rrëfejë asaj gjithçka sesa Bejazitit. Bejaziti shkon të shikojë vajzën e tij që është e sëmurë dhe e gjen atë të përgjumur në krahët e Dafnes. Ai gjen shënimin e saj në libër dhe i kthen një përgjigje... Defne, ndihmohet nga të tjerët,k që të afrohet sa më shumë me Bejazidin.

Mihrimaja ngrihet nga gjumi me shenja në trup. Mjeku i thotë Rustemit se nuk e di ende se ç’sëmundje është kjo, por nuk duhet t’i qëndrojnë afër Mihrimasë pasi mund të jetë ngjitëse. Fatma takon Sulltanin dhe përpiqet ta bindë që, pas ikjes së Fahrijes, të vendosë si kujdestare të haremit të besuarën e saj, por Hyrremi i merr masat duke caktuar më parë Gulfemin, gjë që e habit Fatmën, e cila e di se Gulfemi ka qenë armikja e saj.

Nurbanuja i thotë Fahrijes t’i çojë fjalë Hyrremin se është gati për luftë. Selimi i thotë Nurbanusë se duhet ta dënojnë Gazanferin, por ajo përpiqet ta bindë se ajo që duhet të përzënë është Fahrija, pasi Hyrremi tashmë e ka treguar qartë se ka zgjedhur Bejazidin. Nurbanuja përpiqet ta bindë Xhanfedën të bëjë diçka për të mos e përzënë Gazanferin, por ajo nuk e ndihmon. Atëhere Nurbanuja shkon ta takojë Gazanferin në qeli, për t’i treguar se çfarë po ndodh. Ai i lutet të mos e lërë të ikë dhe ajo i thotë se e vetmja mënyrë për të qëndruar është që të bëhet eunuk... Hyrremi kërkon të sjellin te Mihrimaja një fallxhore që dikur i ka thënë se një nga djemtë e saj do të bëhet mbret, por që para kësaj, do të derdhet shumë gjak. Nga ana e tij, Sulejmani urdhëron që Mihrimanë ta vizitojë një mjek i njohur spanjoll, i cili mbahet rob, me gjithë këmbënguljen e Rustemit që kjo të mos ndodhë...

Bejazidi ka dashurinë e popullit dhe të jeniçerëve, por Atmaca i thotë se kjo nuk i mjafton, ashtu siç nuk i mjaftoi as Mustafait. Pedro shkon të vizitojë Mihrimanë, i këshilluar që të tregohet shumë i kujdesshëm pasi Rustemi është xheloz, por Rustemi ia pret rrugën në mes dhe e ndalon atë ta vizitojë Mihrimanë. Megjithëse Sokollu i kujton se ky është urdhëri i Sulltanit, Rustemi nuk pranon...

Defne i shpreh dashurinë Bejazidit dhe pak nga pak, ata të dy afrohen me njëri-tjetrin. Gazanferi vendos të bëhet eunuk vetëm për të qëndruar pranë Nurbanusë. Hyrremi mëson se fallxhorja që duhet të vinte te Mihrimaja është e sëmurë, ndaj vendos të shkojë vetë në shtëpinë e saj, gjë që është shumë me rrez- ik për të. Fatma dhe Meleku e mësojnë këtë gjë dhe përgatisin vdekjen e Hyrremit, duke lajmëruar armiqtë e saj për vajtjen e saj atje. Hyrremi nga ana e saj pret lajmin e vdekjes së Nurbanusë, por Fahrija i dërgon letër se në momentin e fundit, atë e kanë shpëtuar.

Hyrremi shkon të takojë fallxhoren dhe Fatma me Melekun, dërgojnë lajm se “shtriga ruse” siç e quajnë atë njerëzit që donin Mustafain, është në treg. Njerëzit ngrihen dhe vendosin të shkojnë ta vrasin.

Fallxhorja i thotë Hyrremit se sëmundja e Mihrimasë do të kalojë, por ajo do të lërë një plagë të thellë në shpirtin e saj. Dëgjohen njerëzit që po vijnë dhe Zali urdhëron ta mbrojnë Hyrremin me çdo kusht. Zymbyli i tregon Hyrremit çfarë po ndodh dhe ajo e kupton se lajmi që ajo është aty, duhet të ketë dalë nga pallati. Fallxhorja i thotë se nuk ka për të vdekur atë ditë.

Ferhat aga vjen dhe i tre- gon Sulejmanit se Hyrremi ka mbetur e bllokuar në lagjen Edirne, pasi njerëzit e kanë rrethuar dhe duan ta vrasin. Sulejmani niset menjëherë për atje. Hyrremi e pyet fallxhoren se çfarë shikon tjetër dhe ajo i thotë se njëri nga djemtë e saj do të ngjitet në fron, por shumë kohë më përpara ai do të ketë vrarë vëllain e tij, me urdhër të Sulltanit dhe se nëse Sulltani nuk do të dojë që kjo vdekje të ndodhë, ajo nuk ka për të ndodhur. Hyrremi e pyet se cili prej djemve të saj do të vdesë dhe fallxhorja i thotë se do të vdesë ai që ajo ka tashmë në zemër.

E shokuar, Hyrremi del nga ndërtesa, me gjithë kundërshtimet e Zymbylit. Hyrremi del në mes të njerëzve që arrin t’i frenojë me shikimin e saj të egër, duke i bërë t’i hapin rrugën. Njëri nga ata përpiqet ta qëllojë, por qëllohet më parë nga njerëzit e Sulejmanit, i cili ka ardhur të mbrojë gruan e tij...

Fatma zemërohet që plani i tyre shkoi dëm, ndërkohë që Mihrimaja zemërohet me Rustemin, që nuk po arrin të gjejë një mjek që ta shpëtojë nga ajo sëmundje. Hyrremi tërbohet me veprimin e Fatmës, e cila, megjithëse është paralajmëruar kaq herë prej saj, po e detyron t’i lyejë sërish duart me gjak...

Nurbanuja merr lajme nga Defne, që tashmë është në krahët e Bejazidit dhe i tregon asaj për gjithçka që ai bën, lajme të cilat ajo dhe Selimi i përdorin për qëllimet e tyre.

Zymbyli gjen provën se pas aksidentit të Hyrremit qëndron Fatma. Meleku e pranon dhe Hyrremi i tregon Sulejmanit. Ai përballet me Fatmën e cila i thotë se pas gjithçkaje që ka ndodhur në jetën e tij qëndron Hyrremi dhe nis ta akuzojë atë për gjithçka. Ata grinden dhe Sulejmani, i cili i thotë se Hyrremi i ka qëndruar gjithnjë besnike, e përzë Fatmën nga pallati i tij...

Sulejmani pyet se si është Mihrimaja dhe Rustemi i thotë se nuk ka asnjë ndryshim. Sokollu këmnëgul se po ta kishte vizituar Pedro, gjendja mund të ishte ndryshe. Sulejmani acarohet kur mëson se Rustemi nuk e ka lejuar mjekun ta vizitojë Mihrimanë dhe jep urdhër që kjo të ndodhë menjëherë.

Ndërsa bëhet gati për të ikur, Fatma përqafon Gulfemin ndërsa Hyrremi i shikon nga lart. Ajo i thotë Zymbylit se tashmë, e vetmja pengesë është Nubanuja, së cilës duhet t’ia presin krahët sa më shpejt...

Pedro shkon të vizitojë Mihrimanë, por Rustemi këmbëngul që ai të mos e shikojë, por ta vizitojë përmes perdes, gjë për të cilën mjeku nuk është dakord. Hyrremi jep urdhër që mjeku të bëjë punën e tij. Pedro thotë se e vetmja mënyrë për të parë nëse do të funskionojë mjekimi i tij, është që ta aplikojë ai vetë, çdo ditë. Rustemi është i detyruar të pranojë, me insistimin e Hyrremit dhe të Mihrimasë...

Bejazidi, i shqetësuar nga tradhtia e fundit e Selimit, i shkruan atij letër se tashmë nuk mund të quhen më vëllezër, por janë armiq me njëri-tjetrin.

Sulejmani shkon në Edirne, ku i kujtohet betimi i Mustafait se nuk e ka tradhtuar asnjëherë. Atij i duket sikur shikon Mustafain e vogël dhe djeg në zjarr si letrën që ai i ka dërguar shumë kohë më parë, ashtu edhe unazën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.