Fëmijët, shkaku i parë i pabesisë së burrave?

Intervista - - INTIMITET -

Termi “squirting”, apo “squirt”, i referohet nxjerrjes së një lëngu pa ngjyrë, gjatë marrëdhënieve seksuale, nga gruaja. Squirting quhet edhe ejakulacion femëror dhe i ngjan në gjithçka ejakulacionit të mashkullit, me përjashtim të faktit që nuk përmban spermatozoidë. Squirting është një praktikë shumë në modë në filmat porno amerikanë dhe ata japonezë (në të cilët quhet shiofuki). Jo të gjitha gratë ejakulojnë gjatë një orgazme dhe, për këtë arsye, shumë vetë mendojnë se është një legjendë, apo gënjeshtër. Në realitet, squirting ekziston dhe ato që e ekperimentojnë, nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar. Lëngu pa ngjyrë nxirret nga kanali i urinës i gruas, gjatë orgazmës, ose gjatë stimulimit seksual. Sasia e tij mund të jetë e konsiderueshme, për shkak të përsëritjes së mbushjes dhe zbrazjes së gjendrrave gjatë orgazmës.

Përgjegjëse për squirting janë gjendrrat e Skenes, disa gjendra të vogla që kanë për qëllim të prodhojnë këtë lëng dhe të shtojnë lubrifikimin e vaginës. Këto gjendrra ndodhen te pothuajse të gjitha gratë, por nuk kanë zhvillim të njëjtë te të gjitha. Te disa mund të jenë më të zhvilluara, për shkak të një stimulimi androgjenik të ush- truar nga një hormon mashkullor, i pranishëm në sasi të vogla edhe në trupin e gruas.

Kjo, pra, është arsyeja e mungesës, e sasisë së madhe, apo të vogël të ejakulacionit femëror, fenomen i njohur në 10% të grave. Stimulimi i pikës G shkakton sekretimin e lëngut që mund të paraqitet me doza të vogla, ose si curril, squirting, si pasojë e kontraktimeve muskulare të organeve gjenitale gjatë orgazmës. Meqë ky lëng del nga uretra, pra, nga rrugët urinare, shpesh, gruaja e ngatërron me urinën. Bëhet fjalë për një fenomen, në mos të panjohur, të nënvlerësuar nga gratë dhe burrat.

Megjithatë, Aristoteli, i cili ka shkruar traktate të mjekësisë mbi trupin e gruas, kishte folur për squirting, kur përshkruan se gjatë orgazmës ajo lëshon një curril uji. Pra, kuptojmë se ky reagim i shfaqur nga disa gra, përjetohet si një eveniment natyral dhe i këndshëm, i lidhur me trupin e saj, shenjë e një seksualiteti të ndërgjegjshëm. Me gjithë dyshimet e disa grave, shumë burra (dhe disa gra) shfaqin një lloj joshjeje nga squirting, sepse kështu kuptojnë kënaqësinë që ndjen partnerja...

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 82% e burrave të martuar që e kanë tradhtuar gruan e tyre, e kanë bërë këtë pasi janë bërë më fëmijë. Mungesë pasioni, përkujdesjeje... janë disa nga shenjat që i shtyjnë burrat dhe baballarët, të tradhtojnë.

Victoria Milan, një sit i specializuar në takimet mes personave të martuar, ka bërë publik një sondazh të ri të realizuar për burrat dhe tradhtinë. Ky është siti i parë i hapur për takime të këtij lloji më 2010- n dhe kësaj radhe, në të janë shpjeguar arsyet pse burrat shtyhen të tradhtojnë partneren. Sipas rezultateve të sondazhit, të realizuar me 5000 persona, e burrave të martuar pohojnë se kanë filluar të tradhtojnë pasi janë bërë prindër.

Gjatë këtij sondazhi, vullnetarëve që kanë marrë pjesë, u është bërë një pyetje e thjeshtë: «A ndikon fakti që bëheni me fëmijë, për të tradhtuar?». Për të të anketuarve, problemi qëndron te seksi pas lindjes së fëmijëve. Ata pohojnë se, pas mbërritjes së bebes në gjirin e çiftit, ata nuk kanë marrëdhënie aq pasionante sa

82%

30%

më parë me partneren. Bebeja që zgjohet në mes të natës, pelenat që duhen ndërruar, biberonat që duhen përgatitur... e burrave të anketuar deklarojnë se këto ndërpresin shpesh një seancë seksi me partneren.

Gratë që bëhen nëna, sigurisht që do të merren me fëmijët e tyre kur ata janë të sëmurë, apo kur kanë parë ndonjë ëndërr të keqe. Për

23%

këtë ankohen e burrave, që pohojnë se tashmë gjithë vëmendja e bashkëshortes së tyre është drejtuar nga fëmija dhe jo më drejt tyre. Ndërkohë që pjesa tjetër e burrave evokojnë probleme ekonomike, apo familjare, si burimin kryesore të problemeve të tyre në çift.

Ndër 5000 personat e anketuar, 78% ishin martuar

18%

për herë të parë, ndërsa 22% nuk ishin në martesën e parë, një diferencë e madhe që i ka shtyrë autorët e studimit të bëjnë pyetjen nëse fakti i të qenit në një martesë të parë e shtonte dëshirën për të qenë tradhtarë.

Sipas Sigurd Vedal, themeluesi i sitit, në fakt, ekziston një lidhje. « Në përgjithësi, lidhjet e dyta, qofshin këto martesa apo mar- rëdhënie të tjera, janë më të qëndrueshme, sepse martesa e parë i ka ndihmuar burrat të kenë një qëndrim më të matur ndaj lidhjes», ka deklaruar ai.

« Ndodh gjithashtu më shpesh që problemet të lindin kur bëhesh prind gjatë lidhjes së parë të çiftit, shto këtu faktin që je më i ri dhe me më pak eksperiencë».

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.