10 finalistët e Bad Sex in Fiction Avvards 2014

Intervista - - INTIMITET -

Bad Sex in Fiction Avvards janë çmimet që jepen çdo vit për skenën më të keqe të seksit nëpër romane. Në 12 nëntorin e kaluar, emrat e 10 finalistëve u botuan në revistën britanike “Literary Revievv” dhe ceremonia do të zhvillohet më 3 dhjetor, në Londër, ku do të njohim emrin e fituesit vjetor të skenës së seksit më “vulgare, të shkruar keq, apo sipërfaqësore”, ndërmjet kandidatëve të edicionit të 22-të të çmimit letrar. Vitin e kaluar, ishte romani i tretë i shkrimtares indiane “Bollyvvood apocalypse”, ai që fitoi. Këtë vit, kandidatët janë:

- « The Snow Queen » (Mbretëresha e dëborës), e Majkëll Kuningam

- «The Narrovv Road to the Deep North» (Rruga e ngushtë për në Veriun e thellë), e Riçard Flanagan

- «The Hormone Factory» ( Ferma e hormoneve), e Saskia Goldshmidt

- « L’Incolore Tsukuru Tazaki et ses annees de pelerinage» (Tsukuru Tazaki pa ngjyrë dhe vitet e tij të pelegrinazhit), e Haruki Murakami

- « The Age of Magic » (Mosha e magjisë), e Ben Okri

- «The Affairs of Others» (Punët e të tjerëve), e Emi Grejs Lojd

- «Desert God» (Perëndia e shkretëtirës), e Uillbur Smith

- «Things to Make and Break» (Gjërat që duhen bërë dhe thyer), e May-Lan Tan

- « The Lemon Grove » (Korija e limonave), e Helen Uollsh

- «The Legacy of Elizabeth Pringle» (Trashëgimia e Elizabet Pringëll), e Kirsti Uark

Zbulojmë këtu praninë e romancierit australian, Riçard Flanagan, laureat i çmimit prestigjioz, Man Booker Prize, për romanin e tij, “Rruga e ngushtë për në Veriun e thellë” (përshkruar nga presidenti i jurisë së Booker Prize si një “roman i mrekullueshëm për dashurinë dhe luftën”), përzgjedhur për Bad Sex Awards, për frazën e mëposhtme: “Ai puthi gjurmën rozë, të hollë, që kishte lënë llastiku i mbathjeve të saj, duke e rrethuar barkun e saj, ashtu si Ekuatori rrethon Tokën”, ose Saskia Goldshmid, që shkruan në “Fermën e Hormoneve”: “Duke rrotulluar gjuhën e saj mbi buzët e tij, ajo pohoi. Ajo ishte e nxehtë si uji që zien në një balon distilimi”. Nga prania ndër kandidatët e shkrimtarit të njohur japonez, të vlerësuar me shumë çmime, Haruki Murakami, apo e atij që ka fituar çmimin Pulicer, Majkëll Kaningam, kuptojmë që juria e Bad Sex in Fiction Avvards është e pamëshirshme!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.