5 shenja që të ndihmojnë të njohësh një xhentil fallco

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Në 13 nëntor ishte Dita Ndërkombëtare e Xhentilesës. Nevoja për krijimin e kësaj dite lidhet mbase me faktin se kjo cilësi ka tendencë të gjendet gjithnjë e më rrallë në shoqërinë tonë: Pas njerëzve xhentilë fshihen gjithnjë e më shumë gënjeshtarë... Në fakt, vlerësohet se 45% e njerëzve që mbahen për xhentilë, nuk janë vërtet të tillë. Ja, 5 shenjat që na ndihmojnë për t’i demaskuar ata që janë fallco!

1. Një xhentil fallco të bën shumë komplimente, me tepri. Teknika numër një e një xhentili fallco është t’i fillojë frazat e tij me një kompliment për bashkëbiseduesin. Një kompliment është falas, mund ta ekzagjerosh dhe rrallë është i sinqertë; kjo bën që personi që ndodhet para teje të vihet në pozita të tilla që të mund t’i kërkosh më pas çfarë të duash...

2. Xhentili fallco arrin të të bëjë të thuash atë që nuk doje të thoje, ose më keq, atë që nuk e mendon. Ai të bën të besosh se po të dëgjon, të kupton, por pak nga pak, si manipulator i vërtetë që është, arrin të të nxjerrë informacione konfidenciale apo thashetheme. Sigurisht, ti nuk e kupton fare si ndodh kjo!

3. Xhentili fallco e mban veten për të gatshëm dhe ua propozon ndihmën e tij të gjithëve, por kur vjen momenti i caktuar, ai gjen një justifikim dhe tërhiqet: “Sa keq, do të doja vërtet të isha atje!”.

4. Xhentili fallco ua përsërit të gjithëve se ai është “shumë xhentil”, një “defekt që duhet ta heqë qafe”. Më e keqja është se nganjëherë, ai është vërtet i bindur në atë që thotë.

5. Xhentili fallco e kujton gjithmonë atë që ti i detyrohesh, qoftë kjo 10 lek që i ke marrë për një kafe, ose një DVD të vjetër, që ti mendoje se ai e kishte harruar. Kjo ndodh sepse shpesh, xhentili fallco, është edhe një kurrnac i vërtetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.