Cili vend konsumon më shumë djathë në botë?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Federata ndërkombëtare e produkteve të qumështit ka botuar listën e vendeve ku konsumohet më shumë djathi. Vendin e parë e zë Franca, por me një diferencë shumë të vogël me vendin e dytë. Konsumi i djathit në “vendin e djathit” ka qenë 25,9 kg djathë për banor në vitin 2013.

Megjithatë, ajo mund të humbasë vendin e parë së shpejti, sepse ndiqet nga afër nga Islanda ( 25,2 kg), Finlanda ( 24.7 kg) dhe Gjermania ( 24.3 kg). Ky studim rezervon disa surpriza; kështu, Italia ndod- het në vendin e shtatë me 20,7 kg/ banor.

Britania e Madhe dhe SHBA ndodhen nga mesi i listës me 11.6 dhe 15.4 kg. Në fund të klasifikimit gjejmë Korenë e Jugut ( 2.2 kg/ banor), Afrikën e Jugut ( 1.7 kg), Kolumbinë ( 0.9kg), Zimbabvenë ( 0.3 kg) dhe Kinën ( 0 kg!). Kjo shifër mbase duket rishikuar, pasi 49 mijë tonelata djathë janë konsumuar në Kinë në 2013- n. Por, ashtu si përmendet në Wall

Ja, cilat janë 10 vendet që e konsumojnë më shumë djathin në botë:

1. Franca me 25,9 kg/ banor në vitin 2013 2. Islanda, 25.2 kg 3. Finlanda, 24,7 kg 4. Gjermania, 24.3 kg 5. Estonia, 21,7 kg 6. Zvicra, 21.3 kg 7. Italia, 20,7 kg 8. Lituania, 20,1 kg 9. Austria, 19,9 kg 10. Suedia, 19,8 kg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.